8 gjërat që duhet të dini rreth lindjes me operacion cezarian

Jeni kurioze? Atëherë duhet të dini se:

  • Nën disa raste lindja cezariane është me e sigurt se ajo natyrale. Nëse kemi një problem me pozicionimin e fëmijës apo të tjera mjeku e shikon të arsyeshme të kryejë një prerje cezariane.
  • Ngelet ende një operacion serioz në zonën e barkut. Mund të keni të bëni pas lindjes me hemorragji, infeksion etj. Prandaj nuk mund ta quajmë kurrësesi “një zgjidhje të lehtë”.
  • Koha e rikuperimit pas lindjes është me e gjatë. Nëse një nëne që lind në mënyrë natyrale do t’i nevojiten rreth dy javë të bëjnë një aktivitet normal, një gruaje që lind me operacion mund ti duhet edhe dy muaj.
  • Kush tha se do të jesh në gjumë? Tashme aplikohet anestezia lokale që mundëson qëndrimin zgjuar të nënës e madje edhe përfshirjen në biseda me mjekët.
  • Ende ndien dicka. Edhe pse nën efektin e anestezisë nuk ndihet dhimbje, ende ndihet presioni dhe manovrat që mjeku bën për të nxjerrë fëmijën nga barku.
  • Ndodh më shpejt nga sa mendoni. Pra nëse keni para syve procedura që zgjasin me orë e orë, në këtë rast do të dilni nga salla e lindjes brenda 40 minutave.
  • Fëmija juaj nuk kolonizon bakteret. Në momentin e daljes nga zona e barkut fëmija i porsalindur nuk do të ekspozohet ndaj baktereve tuaja. Flora intestinale si edhe vaginale e juaj do të kolonizojë bakteret e para të bebes gjatë daljes nëpërmjet kanalit të lindjes.
  • Ka një ndikim edhe në gjidhënie. Kjo duke qënë se ju ndoshta nuk do të jeni në gjendje të ushqeni direkt me gji fëmijën për shkak të medikamenteve qetësuese të marra të cilat do të sjellin përgjumje. Por kujdes! Vendoseni ne gji fëmijën pasi ecurinë e mirë të gjidhënies nuk e ndalon mënyra e lindjes por futja në stomak e lëngjeve të tjera përmes biberonave.
Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *