Mukusi tek fecet e bebes: Përse ndodh dhe si trajtohet?

Prania e mukusit tek fecet e bebes nuk është gjithmonë një arsye për t’u shqetësuar dhe mund të ketë shkaqe të ndryshme përse shfaqet.

Cfarë është mukusi?

Mukusi është një sekrecion xhelor natyral me veti lubrifikuese që gjendet tek fecet e fëmijës. Mukusi gjithashtu ka edhe veti mbrojtëse duke qënë se vepron edhe si barrier midis baktereve si edhe qelizave epiteliale brenda zorrëve.

Si të dallojmë nëse tek fecet e fëmijës gjendet mukus?

  • Tek fecet do të dallohen shirita në formë xheli;
  • Mund të dallohen koagulime (tip gungash) në formë xheli por disi të forta.
  • Fecet kanë shkëlqim xhelor.

Kur prania e mukusit tek fecet e fëmijës është shkak për t’u shqetësuar?

  • Sasia e mukusit tek fecet është e madhe dhe vihen re edhe sasi të bardha.
  • Mukusi përbëhet edhe nga shenja gjaku.
  • Fëmija qan ndërsa defekon për shkak të sikletit që ndien gjatë procesit.
  • Vihen re të tjera shenja shqetësuese përsa i përket shëndetit të vogëlushit (për shembull dhimbje stomaku, temperaturë, humbje oreksi, letargji e përgjithshme).

Si veprohet në këtë rast? Cfarë trajtimi duhet marrë?

Normalisht këtë problem duhet ta bisedoni me mjekun. Por përgjithësisht veprohet si më poshtë:

  • Mjeku rekomandon mjekim për trajtim infeksioni.
  • Këshillohet ndryshim diete tek fëmija.
  • Nëse mjeku vëren një problem gjenetik mund të vëzhgojë/mbajë nën kontroll simptomat për një kohë të gjatë para dhënies së mjekimit përfundimtar.
Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *