Sa peshë duhet të shtojë mesatarisht një fëmijë c’do muaj?

Pikë së pari duhet të dini se një humbje peshe 5-10% të peshës së lindjes gjatë ditëve të para të jetës është normale. Mesatarja është 5-7% por edhe 10 konsiderohet pa problem. Duke filluar nga dita e pestë e jetës fëmija duhet të fillojë të marrë peshë dhe jo të humbë. Fëmija mesatarisht fiton peshën e humbur gjatë 10 ditëve të para të jetës. Nëse ai ka humbur me tepër peshë, është prematurë apo ka një problem të caktuar shëndetësor, kërkon më tepër kohë të fitojë atë që ka humbur. Nëse nuk e merr peshën e humbur pas lindjes deri në javën e dytë të jetës, duhet që mjeku të bëjë vlerësimin e një problemi të mundshëm në gjidhënie.

Sa është mesatarja e peshës që fëmija duhet të shtojë pas lindjes deri në vitin e parë të jetës?

  • 0-4 muajsh fëmija shton 155-240 gr në javë. Që do të thotë 620-960 gr në muaj.
  • 4-6 muajsh fëmija shton mesatarisht 92-127 gr në javë. Nënkupton 370-500 gr në muaj.
  • 6-12 muajsh fëmija shtn mesatarisht 50-80 gr në javë. Pra rreth 200-320 gr në muaj.

Këshillohet që fëmija të peshohet me të njëjtën peshore c’do muaj si edhe pa veshje në trup.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *