Si duhet të veprojmë nëse fëmija sillet keq?

Është shumë e rëndësishme për ne prindërit të dimë si duhet të sillemi në rastet kur fëmija gabon. Përse? Sepse në këtë mënyrë, duke vepruar si duhet do të evitohen ndjenjat negative tek fëmija, që lidhen me frikën e dështimit si edhe frustrimin.

Dhe si duhet të veprojnë prindërit në rastet kur fëmija gabon?

Pikë së pari, mos ofendoni fëmijën!

Pra bëni kujdes me fjalët e përdorura duke qënë se mund të ndikojnë në personalitetin e tij në të ardhmen. Nëse do të reagoni ashpër ndaj një veprimi të gabuar që fëmija ka bërë në një moment të caktuar ai do të ndihet i pafuqishëm dhe do të zhvillojë ndjenja pasigurie, do të pengohet zhvillimi i pavarësisë.

Tek fëmija do të zhvillohet një ndjenjë frustrimi si edhe frike.

Si të veprojmë? Në momentin që fëmija bën një gabim duhet patjetër të reagoni me qetësi, t’i shpjegoni me durim se ku qëndron gabimi dhe si duhet të veprojë. Është shumë e rëndësishme të vendosni në dukje përpjekjet pozitive të fëmijës. Me diskutim dhe shpjegim do të shikoni përmirësime të dukshme.

Vendosni në dukje sjelljet pozitive të fëmijës edhe në rastet kur ai gabon

Kjo është një tjetër taktikë që duhet të përdorni në rastet kur fëmija nuk bën gjënë e duhur. Krahas ndjenjës pozitive që krijohet tek fëmija, duhet të kuptoni se të edukosh nënkupton edhe të vlerësosh momentet e sakricicafe/sforcimeve që vogëlushët bëjnë.

Mesojeni fëmijën të bëjë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme

Qëllimi është të edukoni fëmijën në mënyrën më pak traumatike të mundshme. Pra përjashtohen shpullat, sado të lehta qofshin! Evitoni ndëshkimet dhe fyerjet. Ju, në vend të kësaj, duhet të mësoni fëmijën si duhet të sillet. Si duhet të bëjë gjërat në mënyrë që të arrijë gjithnjë objektivat.

Përpiquni sa më shumë, shpesh herë!

Bëhet fjalë për një process që duhet të provoni dhe riprovoni shumë herë që të përmbushni me sukses qëllimin. Mos harrojmë se pak fjalë mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore të ardhmen e fëmijës.

Sepse të edukosh fëmijën nënkupton të stimulosh besimin në vetvete, të forcosh sigurinë si edhe të qënit të pavarur. Pra gjithcka varet nga prindërit.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *