A është normale të kem qumësht nëse gjoksi qëndron i butë?

Mund të ndodhë që gjoksi pas lindjes të jetë i butë disa javë më pas dhe kjo mund të përbëjë shqetësim për nënat e reja. Rreth javës 6 pas lindjes por edhe deri në javën e 12 prodhimi i qumështit fillon të rregullohet prandaj filloni ta ndieni më pak të mbushur. Në këtë moment gjoksi nuk do të rrjedhë më, madje edhe nëse pompon nuk do të nxirrni shumë qumësht por kjo nuk nënkupton se nuk keni mjaftueshëm.

Atëherë cfarë ndodh në të vërtetë?

Gjoksi ka filluar të prodhojë aq sa qumësht kërkon fëmija në bazë të thithjes. Pasi sic e kemi shpjeguar prodhimi varet nga kërkesa e vogëlushit.

Shumë nëna në këtë moment frikësohen se ndoshta nuk kanë mjaftueshëm qumësht për fëmijën dhe heqin dorë nga gjidhënia apo fusin formulë në ushqyerje. Ky është gabim pasi edhe nëse gjiri duket i butë fëmija mund të jetë duke pirë mjaftueshëm.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *