Ushqyerja me biberon, kur ndërrohen kokat e silikonit/latexit?

Nëse jeni duke ushqyer një fëmijë me biberon ndërroni kokat e tyre sidomos nëse:

  • Qumështi del me shumë fluks. Pra nuk del me pika dhe në këtë rast mund të jetë carë. Përjashtohen rastet kur e tillë ka qënë që në fillim pasi keni zgjedhur në varësi të moshës një biberon me fluks të madh.
  • Nëse kokat e biberonave kanë ndryshuar ngjyrë.
  • Tashmë koka e silikonit apo lateksit ka filluar të hollohet.
  • Koka ka filluar të ngjisë në prekje.
  • Ndërrojeni edhe nëse fëmija është rritur dhe tashmë ka nevojë për një kokë me fluks më të madh në varësi të moshës.

Shenjat që tregojnë se komplet biberoni duhet patjetër të ndërrohet:

  • Shishja e fëmijës ka filluar të plasaritet diku. Kjo është vecanërisht e rrezikshme sidomos nëse fëmija ushqehet me biberon qelqi.
  • I zëvëndësoni shishet plastike që tashmë janë gërvishtur apo janë veshur. Në këtë rast mikrobet do të jenë shumë të vështira tëlargohen pavarësisht detergjentit apo përpjekjes maksimale për pastrim.

Sa shpesh këshillohet ndërrimi i kokave të biberonave?

Mesatarisht njëherë pas 1.5-2 muaj përdorim.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *