A do të ndikojë fillimi i hershëm i ushqimit tek përmirësimi i gjumit të fëmijës?

Shumë nëna mund të këshillohen të fillojnë ushqimet e ngurta në rastet kur fëmija nuk fle si duhet gjatë natës. Kjo me shpjegimin se do të bënte që vogëlushi të ndihej më i ngropur dhe për pasojë do të flinte më mirë.

Por a është e vërtetë kjo?

Shumica e studimeve tregojnë të kundërtën. Pra, ushqyerja e hershme e fëmijës nuk do ta bëjë atë të flejë më mirë gjatë natës! Sipas American Academy of Pediatrics fëmija duhet të ushqehet ekskluzivisht me gji deri në muajin e 6 të jetës.

Sipas ekspertëve rrth 80% e bebeve e rregullojnë gjumin nga muaji 6-12 pa pasur rëndësi nëse ushqehen me gji apo formulë. Dhe sipas tyre shtimi i sasisë së qumështit apo futja e të ngurtave në dietë nuk përmirëson cilësinë e tij.

Pra futja e miellit të orizit në biberon në muajin e 4 nuk do ta bëjë fëmijën të zgjohet më rrallë.

Fëmijët zgjohen gjatë natës për shumë arsye

E vërteta është se zgjimet e shpeshta gjatë natës jo gjithmonë kanë të bëjnë me urinë. Ata mund të zgjohen sepse duan t’ju ndiejnë afër, mund të kenë vapë/ftohtë, kanë dicka që i shqetëson, zgjohen si pasojë e një vesi të caktuar etj.

Dhe informacione në lidhje me mënyrën e përmirësimit të cilësisë së gjumit tek fëmijët do të gjeni në kategorinë “Gjumi” të fëmijës.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *