Aroma e rëndë e urinës tek bebet

4 arsye përse zakonisht shfaqet

Duke filluar nga dita e 5 e jetës fëmija duhet të ndërrojë mbi 5 pelena në ditë (minimalisht) dhe në varësi të kësaj ju mund të identifikoni edhe nëse fëmija është duke pirë mjaftueshëm qumësht.

Po cfarë ndodh në rastet kur aroma e urinës është e rëndë?

  1. Aroma e rëndë e urinës tek bebi mund të jetë dicka normale. Kjo ndodh në rastet kur:
  2. Fëmija ka gjendje të përgjithshme shëndetësore të mirë;
  3. Fëmija duket se ushqehet mjfatueshëm me qumësht;
  4. Ngjyra e urinës është e lehtë edhe pse aroma e rëndë.
  5. Mund të kemi të bëjmë me infeksion urinar

Prandaj është ide e mirë të vizitoni fëmijën tek mjeku, vecanërisht në rastet kur shoqërohet me temperaturë.

  • Mund të shkaktohet nga dicka që keni konsumuar

Nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën me shumë mundësi mund të ketë ndikuar tek aroma e urinës dicka që keni konsumuar gjatë ditës. Për shembull nëse konsumoni asparag apo qepë/hudhër mund të ndodhë që aroma të ndryshojë.

  • Aroma e rëndë e urinës mund të tregojë edhe se fëmija ka nevojë për më tepër qumësht

Pra nëse urina është e përqëndruar edhe në ngjyrë, shfaqet më e errët mund të jetë shenjë se fëmija nuk është duke pirë sa duhet.

A shkaktohet aroma e keqe nga dalja e dhëmbëve?

Jo! Mes dy cështjeve nuk ka asnjë lidhje.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *