Në cilin moment do të jetë në gjëndje fëmija juaj për ta mbajtur vete biberonin në dorë?

Kjo përcaktohet duke u bazuar se sa të zhvilluara do t’i ketë aftësitë vogëlushi juaj, pra ka raste që kjo ndodh rreth muajit të 6 por ka edhe raste të tjera që mund të zgjatë deri në muajin e 10. Mënyra e vetme për ta kuptuar këtë është t’i jepni në dorë një biberon dhe të prisni nëse ai do e vendosë te goja për ta pirë vetë me duart e tij apo jo dhe nëse kjo ndodh ju mund ta aplikoni edhe herë të tjera.

Por, pavarësisht se në çfarë moshe do të jetë vogëlushi juaj mundohuni që të mos aplikoni metodën e mbajtjes të biberonit duke i vendosur një mbështetëse tek pjesa e poshtme që të mos lëvizë pasi mund t’i shkaktojë vogëlushit tuaj asfiksim, mbi ngopje me qumësht ose mund të ndikojë edhe tek prishja e dhëmbëve. (Kjo bëhët nga nënat në rastet kur duan të përshpejtojnë proçesin e të mësuarit të ushqyerjes vetë pa ndihmën e saj)


Gjithashtu sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve aplikimi i kësaj metode mund të shkaktojë dhe infeksion të veshit pasi nqs vogëlushi juaj gjatë ushqyerjes me qumësht do të jetë në pozicionin shtrirë, qumështi mund të rrjedhë dhe me pas të shkojë në kanalet e veshit qe me pas t’i dëmtojë ato.
Pra, si përfundim mundohuni ta mbani vogëlushin tuaj sa më shumë afër dhe mundohuni ta përkëdhelni atë sa me shumë gjatë ushqyerjes pasi në këtë mënyrë mund ta bëni të ndihet i sigurtë dhe mbi të gjitha të krijoni një lidhje të fortë me njeri tjetrin

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *