Si të ndërprisni gjidhënien në mënyrë sa më të thjeshtë?

Cila është koha më e përshtatshme për të ndërprerë gjidhënien këtë e vendosni ju, është trupi juaj është zgjedhja juaj. Rekomandohet të paktën të zgjasë 1 vit por edhe nëse vazhdohet më tej qumështi i gjirit ka gjithmonë vlera, në c’do moment që fëmija thith.
Si të ndërprisni gjidhënien në momentin që jeni gati?

  1. Filloni të reduktoni numrin e vakteve që i jepni fëmijës.
    Kjo varet normalisht edhe nga koha që keni në dispozicion për ndërprerjen e gjidhënies, ama do të ishte shume efektive.
    Funksionin kështu: fëmija kërkon gjirin, ju ja vononi kohën e ofrimit të tij. E hutoni me dicka tjetër dhe në fund ja jepni nëse insiston jashtëzakonisht shumë. Ndërkaq nuk e zgjasni aq sa më parë. Pra nëse fëmija ka pirë le të themi 3 minuta secilin gji reduktojeni në 2 e me radhë. Derisa brenda pak ditëve ta keni hequr totalisht si vakt. Kjo do të ishte mënyrë e ngadaltë por më pak problematike duke qënë se gjiri do të mësohet të prodhojë më pak qumësht gradualisht dhe nuk do të fryhet apo kalojë mastit.
    Të fundit ndërpriten vaktet e mëngjesit si edhe mbrëmjes.
    Po nëse nuk keni kohë të prisni kaq gjatë?
    • Ndërpsini vaktet që nuk dëshironi t’i ofroni fëmijës menjëherë dhe ndërkaq mbani nën kontroll gjinjtë që të mos pësojnë bllokime. Në këtë mënyrë do të parandaloni formimin e mastitit.
    • Kujdesuni për të reduktuar dhimbjen. Kjo pasi nëse do të ndërprisni gjidhënien në mënyrë të menjëhershme me shumë mundësi do të ndieni dhimbje dhe parehati. Në këtë moment mund të përdorni kompresa të ftohta e madje edhe lakra e bardhë e vendosur më herët në frigorifer do t’ju vijë në ndihmë.
    • Kujdes me shtrydhjen e gjinjve. Pasi në të kundërt do të stimulohet prodhimi i qumështit. Duhet të shtrydhet gjiri me dorë derisa të lehtësohet disi por jo boshatisje totale.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *