Sa ml qumësht formule duhet të pijë fëmija në varësi të peshës që ka?

Sasia e qumështit që një fëmijë duhet të pijë ndikohet jo vetëm nga mosha por edhe nga pesha e fëmijës. Rekomandohet që fëmija të marrë 67 kalori në 100 ml qumësht formule që fëmija pi.

Llogaritja e sasisë së qumështit të formulës në ml për 24 orë bazuar në peshën që fëmija ka

Fëmija:

  • Prematurë: duhet të pijë 180 ml qumësht në ditë për c’do kg.
  • Fëmija nga dita e 5 e jetës deri në muajin e tretëë: 150 ml për c’do kg në harkun kohor të 24 orëve.
  • Nga muaji 3 në muajin 6: 120 ml për c’do kg të fëmijës.
  • Nga muaji 6 në muajin 9: 100 ml qumësht për c’do kg peshe të fëmijës.
  • Fëmija në muajin 9-12: 60-90 ml për c’do kg peshe.

Femija i porsalindur (ditet e para) mund te kete nevoje te pije 8-12 here ne dite.

Muajt e pare femija mund te pijë cdo 3-4 orë.

Femija 6-12 muajsh mund te kete nevoje per 5-6 vakte ne dite.

Femija mbi 12 muajsh 4-6 vakte ne dite.

Shënim: Këto të dhëna janë të aprovuara prej

“National Health & Medical Research Infant Feeding Guidelines.

2013, faqe 79”

Në varësi të nevojës që fëmija mund të ketë mjeku pediatër mund të rekomandojë ndryshim në sasi apo vakte.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *