Probleme thelbësore të gjumit së të porsalindurve dhe alternativat e trajtimit

Atëherë, më lini t’ju jap si fillim disa këshilla të vlefshme!

  • Nëse fëmija fle më tepër gjatë ditës krahasuar me natën, limitoni c’do cikël gjumi në 2 orë. Nëse c’do dremitje zgjat kaq fëmijës do t’i
  • Kuptoni falë skemave që ne kemi përgatitur nëse fëmija ka orare të c’rregullta gjumi dhe përshtasni të duhurën sipas moshës duke lexuar ketu.
  • Fëmija nuk fle më mirë nëse është lodhur, përkundrazi! Për ta vendosur më shpejt dhe më lehtë në gjumë fëmijën duhet patjetër të kapni sinjalet e hershme që ai jep dhe ndërveproni. Nëse fëmija lodhet do ta ketë shumë të vështirë të bjerë në gjumë.
  • Provoni përshpëritje ritmike për të qetësuar fëmijën e frustruar tashmë.
  • Merrni në konsideratë përdorimin e koshave që vendosen brenda shtratit ose thesin e gjumit për një cikël gjumi më të mirë të fëmijës.
  • Gjatë gjumit të natës dhoma ku fëmija fle duhet të jetë e qetë, pra drita, pa faktorë stimulues.

Sfidat më të shpeshta përsa i përket gjumit së të porsalindurve!

  • Ngatërrimi i ditës me natën.
  • Skemë jo të rregullt gjumi! Si të veprojmë? Nuk mund të flasim për trajnim gjumi në këtë moshë, është absurde! Por sigurisht që mund të ndjekim një skemë me orare të rregullta, dhe cikle të përcaktuara gjumë zgjim sipas moshës së fëmijës.
  • Dremitje të shkurtëra! Në këtë rast duhet që para gjumit fëmija të ketë një rutinë të qetë, orare të rregullta c’do ditë. Kujdesuni që edhe periudha e qëndrimit zgjuar të fëmijës të jetë e mjaftueshme sipas moshës duke bërë që gjatë kësaj kohe të mos stimulohet më tepër nga sa nevojitet.
  • Qan pa pushim. Në këtë rast duhet të shikoni nëse fëmija është stimuluar apo lodhur shumë. Pra vlen të rishikoni skemën e orareve si edhe rutinën e paragjumit.
  • Orare të vona gjatë natës. Edhe në këtë rast oraret e rregullta të ditës do të jenë ndihmë e madhe.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *