Lind pyetja, a është steril qumështi i gjirit?

Bakteret gjenden në pjesë të ndryshme të trupit të njeriut. Për shembull gjenden tek mushkërite, zorrët, e madje edhe në sipërfaqen e lëkurës. Natyrshëm mund të jeni kurioze edhe në lidhje me qumështin e gjirit.

Sipas ekspertëve prej vitesh është menduar se qumështi i gjirit është steril. Por kjo nuk është aspak e vërtetë!

Sipas studimeve të ndryshme është provuar se në qumështin e gjirit gjendet një dozë e padëmshme (madje konsiderohet e shëndetshme) bakteresh e përbërë nga stafilokoku dhe streptokoku, si edhe bakteret e acidit laktik. Këto baktere janë gjetur edhe tek zorrët e foshnjave të ushqyera nga nëna gjidhënëse.

Nuk bëhet fjalë për baktere të marra nga lëkura por nga baktere që gjenden tek qumështi i gjirit si përbërës të përhershëm të tij.

Kjo gjë do të ndihmojë formimin e mikrobiomës së aparatit tretës së fëmijës. Në këtë drejtim, pra në zhvillimin e mikrobiomës së fëmijës një ndihmë do të japin edhe oligosaharidet që qumështi i gjirit përmban.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *