Sa ujë duhet të pijë një bebe?

Sipas postimit së mjekes pediatre Jennifer Shu tek “CNN” një bebe nuk ka nevoje për ujë deri në momentin që fillon të ngurtat. Një gllënjkë ujë kur fëmijën e kap lemza nuk shkakton asnjë dëm, por sipas saj shtimi i ujit në dietën e fëmijës para kohës së duhur mund ta bëjë atë të mos pijë mjaftueshëm qumësht gjiri apo formulë.

Nga ana tjetër uji në dukje krejt i pademshëm mund të shkaktojë helmim tek fëmija, gjendje që krijohet nga prishja e balancës së elektroliteve në organizëm.

Prandaj:

  • Një bebe në muajin 6-12 nuk ka nevojë për më tepër se 60-120 ml ujë në ditë. Uji duhet të jetë i posacëm për bebe me sasi tepër të ulët kripërash. Por, sipas mjekes nuk përjashtohet mundësia që fëmija më i rritur në rast kohe të nxehtë si edhe konstipacioni mund të ketë nevojë për 180-240 ml ujë në ditë. E theksoj, jo në fillimet e prezantimit të ujit por me rritjen e tij.
  • Duke filluar nga mosha 1 vjecare e fëmijës rekomandohet të futet qumështi gjatë vaktit. Pra ndërsa fëmija ha ushqime të ngurta të pijë edhe qumësht, dhe më pas kur ka etje të pijë ujë. Në këtë mënyrë sipas pediatres fëija do të mund të sigurojë mjaftueshëm calcium në organizëm nëpërmjet qumështit si edhe lëngje mjaftueshëm në përgjithësi. Nëse urina e fëmijës nuk është me ngjyrë të zbehtë por të errët si edhe ka aromë deri diku të rëndë kontrolloni nëse është duke marrë mjaftueshëm lëngje pasi janë sinjale dehidratimi.
E dinit se uji Fontenoce sa sasi shume te ulet kriperash?
I aprovuar per pergatitjen e qumeshtit te formules, perdorim te perditshem,
pergatitjen e ushqimeve te bebes

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *