Duke filluar nga cili muaj fëmija duhet të konsumojë produkte bulmeti?

Ndërsa jeni duke prezantuar ushqimet e para tek fëmija është normale të keni dyshimet tuaja në lidhje me radhën e futjes në dietë.

Dhe ndër to janë edhe produktet e bulmetit

Prezantimi i kosit mund të bëhet duke filluar nga muaji i 6, megjithatë duke marrë në konsideratë edhe sa i rrezikuar mund të jetë fëmija ndaj alergjive ushqimore mjeku mund të këshillojë edhe prezantim më të vonë në dietë (rreth muajit 8 të jetës).

Kosi është një burim shumë i mirë kalciumi si edhe prebiotikësh (baktere të mira) shumë të rëndësishme për shëndetin e mirë të aparatit tretës. Ndërkaq është tepër i rëndësishëm duke qënë burim yndyrnash të cilat i shërbejnë së tepëri fëmijës gjatë vitit të parë të jetës.

Përdorni kos për beba duke qënë se yndyra duhet të jetë e plotë.

A mund të përdor kos të përgatitur në shtëpi? A është kjo e rrezikshme?

Po, mund të përdorni kos të përgatitur në kushte shtëpie. Dhe jo! Nuk është e rrezikshme duke qënë se laktoza shpërbëhet gjatë procesit të fermentimit ndërsa proteinat e qumështit më të pakta në sasi. E madje edhe personat me intolerancë ndaj laktozës janë në gjendje të tolerojnë si duhet kosin apo djathin.

Po djathi? Kur mund të futet në dietën e fëmijës?

Nga muaji 6 djathi i posacëm për beba mund të prezantohet në dietën e fëmijës. Ai mund të shtohet tek pureja e perimeve.

Sa duhet të jetë % e yndyrës së qumështit të bebeve pas muajit 12 të jetës?

Fëmijës i nevojitet qumësht me yndyrë të plotë. Në rastin konkret 3.5%. Mos i jepni një fëmije nën 2 vjec qumësht me yndyrë 2% apo 1%, e kundërta vetëm nëse mjeku e ka parë të arsyeshme dicka të tillë.

Në disa raste mjekët këshillojnë të kalohet tek produktet me yndyrë të pakët në moshën 3 vjecare.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *