Shqetësimet e fëmijëve përsa i përket gjumit: stimulimi i tepërt!

Si ndikon stimulimi i tepërt në cilësinë e gjumit të fëmijës?

Shpesh ju kam folur në lidhje me efektin që stimulimi i tepërt i fëmijës ka në cilësinë e gjumit. Dhe duhet sërish të theksoj se është shumë e rëndësishme të evitohet. Por nuk duhet të le pa përmendur faktin se fëmijët stimulohen më shpejt se ne të rriturit për shkak se shumë gjëra për të janë të reja, pra është ende në fazën që po mëson c’do ditë gjëra të panjohura më parë.

Dhe duke qënë në sezon pushimesh, pra shumë nga ju mund të kenë vendosur të largohen diku për të pushuar disa ditë vlen të theksoj se edhe ndryshimi i vendodhjes ndikon në marrjen e stimujve.

Në momentin që fëmija shkon në vende të reja, shikon njerëz të rinj si edhe kryen aktivitete apo lojëra të reja do të lodhet më herët nga sa ju mendoni. Për pasojë duke qënë e mbi lodhur do ta ketë të vështirë të bjerë në gjumë atëherë kur duhet.

Dhe si përfundim si duhet të veproni?

  • Alternoni momentet e lojës me momente relaksi. Për shembull nëse fëmija ka qeshur dhe ka luajtur për 30 minuta, uluni si edhe lexoni një libër apo shikoni figurat në mënyrë që ta ndihmoni të qetësohet.
  • Stabilizoni një orar fiks të dremitjeve që duhet të bëjë gjatë ditës duke ndjekur një rutinë fikse para gjumit. Në këtë mënyrë i jepni mundësinë fëmijës të marrë energji për vazhdimin e ditës dhe për pasojë të mos mbi-stimulohet.
  • Evitoni lojërat dhe aktivitetet tepër aktive para gjumit. Edhe pse bashkëshorti juaj mund të jetë kthyer nga puna në ato momente dhe kërkon ta përkëdhelë evitojeni. Në vend të kësaj mund ta marrë dhe ta përkëdhelë në mënyrë të qetë duke e mbajtur në krahë. Kini kujdes! Jo vetëm aktiviteti ka rëndësi, edhe ambienti ndikon po aq sa aktiviteti. Dhoma duhet të jetë e qetë dhe errësirë.
  • Nëse do të dilni dhe jeni të sigurta që nuk do të arrini në kohën e duhur për gjumin e fëmijës, merrni pizhamat me vete. Në momentin që shikoni se kërkon gjumë ndërrojeni që edhe nëse e zë gjumi ndërsa jeni jashtë të mos lindë nevoja ta zhvishni kur të arrini në shtëpi. Në momentin që do ta kaloni në shtrat përpiquni të veproni qetësisht dhe duke evituar faktorët stimulues.

Ok, por nëse fëmija tashmë është stimuluar? Si duhet të veproj për të normalizuar situatën?

Vendosni fëmijën në shtrat sa më herët të jetë  e mundur në momentin që vëreni sinjalet e para të gjumit, si fërkimi i syve apo nëse e shikoni që po fillon të irritohet.  Nëse ende nuk ka ardhur orari i zakonshëm i gjumit me siguri do të refuzojë por nëse do të tërhiqeni fëmija do të lodhet edhe më tepër dhe për pasojë do të jetë më e vështirë për të të flejë.

Ndërsa jeni jashtë shtëpisë apo me pushime kini parasysh se fëmija mund të lodhet dhe stimulohet më herët nga sa mendoni. Do të shfaqet më pak aktiv, me nerva dhe disi i ngathët në veprime. Kthimi në dhomën e hotelit në këtë rast do të jetë gjëja më e mirë që mund të bëni në mënyrë që të evitoni thellimin e lodhjes dhe stimulimit të fëmijës.

Në momentin që do të ktheheni në dhomë duhet të veproni me qetësi dhe të mbani ambientin pa shumë drita në mënyrë që të largoni stimulimin prej fëmijës. Nëse jeni në makinë mund të vendosni muzikë të qetë.

Vendosja e një fëmije shumë të stimuluar në gjumë nuk është e lehtë prandaj ju duhet ta qetësoni fillimisht pastaj ta vendosni në shtrat të flejë.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *