Si llogaritet mosha e saktë e fëmijëve të lindur prematurë?

Nëse foshnja juaj ka ardhur në jetë para kohe ka dy gjëra që duhet të mbani shënim dhe t’i referoheni gjithmonë. Ditën kur fëmija lindi si edhe ditën kur pritej të lindte.

Në momentin që do të bëhet analiza e zhvillimit të fëmijës, do të merren në konsideratë të dyja datat. Duke parë diferencën mes dy datave do të mund të rregulloni moshën e fëmijës, dhe me moshën e korrigjuar do të ecni më pas. Përgjatë dy viteve të para të jetës, duke ju referuar moshës së korrigjuar ju do të keni një ide më të qartë dhe më të saktë rreth pritshmërive që duhet të keni përsa i përket zhvillimit të fëmijës.

Të llogarisësh moshën e fëmijës nuk është e vështirë!

Ja se si ta bëni në cast

Llogarisni në javë moshën aktuale të fëmijës (duke filluar nga dita kur ka lindur) dhe më pas zbrisni numrin e javëve që fëmija ka lindur para kohe. Ajo do të jetë mosha korrekte (e korrigjuar) e fëmijës.

Që të llogarisni sa javë para kohe ka lindur fëmija duhet të merrni për bazë që 40 javë shtatzanie.

Për shembull nëse fëmija është 16 javësh dhe ka lindur në javën 32 të shtatzanisë, pra 8 javë para kohe mosha e korrigjuar është 8 javësh. Pra 2 muajsh.

Pra nëse fëmija është 4 muajsh, me moshën e korrigjuar ju do t’i referoheni zhvillimit të fëmijës 2 muajsh. Prandaj nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija nuk ka zhvillimin që zakonisht vogëlushët kanë 4 muajsh.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *