6 shenja shumë të rëndësishme që tregojnë se shtatzania mund të ketë problem

Nëse jeni në periudhën e shtatzanisë duhet të tregoheni e vëmendshme ndaj disa shenjave shumë të rëndësishme të cilat ju sinjalizojnë se dicka tek fëmija nuk është duke shkuar si duhet.

Konkretisht, nga cilat shenja duhet treguar kujdes?

  1. Nuk kemi rrahje zemre të fëmijës

Duke filluar nga java 6/7 e shtatzanisë mjeku mund të dallojë rrahjet e zemrës së bebes. Disa mjekë mund të presin madje edhe deri në javën e 10 për të dëgjuar rrahjet.

  • Krampe

Nuk është dicka e pazakontë të keni krampe gjatë shtatzanisë, megjithatë nëse zgjasin më shumë se zakonisht dhe janë të forta mund të jenë shenjë e një problem të caktuar. Nëse ndieni shqetësime të tilla nuk duhet të stepeni të flisni me mjekun tuaj pasi në trimestrin e dytë apo të tretë mund të jenë edhe shenjë e një lindje të parakohshme.

  • Gjakderdhje

Gjakderdhja gjatë shtatzanisë është një shenjë për të cilën duhet të shqetësoheni vërtet. Ndonjëherë  mund të jetë shenjë e një aborti,  një problem me placentën etj. Prandaj duhet të flisni menjëherë me mjekun.

  • Keni dhimbje shumë të forta shpine

Nëse ajo zgjat shumë dhe ka intesitet të madh duhet të flisni me mjekun pasi mund të keni të bëni me një problem tek veshkat apo infeksion urinar.

  • Sekrecione jo normale, që nuk i keni hasur më parë

Nëse vëreni sekrecione sidomos me shenja gjaku mund të jetë shenjë se dicka me fëmijën nuk shkon si duhet. Nëse sekrecionet janë të shumta qafa e mitrës mund të ketë filluar të hapet. Ky është një tjetër rast kur duhet të takoheni dhe bisedoni me mjekun gjinekolog që ju ndjek.

  • Nuk kemi lëvizje fetale

Rreth javës së 20 të shtatzanisë duhet mesatarisht të ndieni lëvizjet e fëmijës c’do dy orë. Nëse fëmija nuk shkelmon aq sa duhet ndoshta nuk ndihet mirë. Ky është një tjetër moment kur duhet të bëni kontroll tek mjeku.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *