Pikat e bardha në fytyrën e fëmijës, cfarë janë dhe a duhet të trajtohen me krem specifik?

Pikat e bardha në lëkurën e bebes quhen ndryshe edhe “Milia” dhe mund të shfaqen në zonën e hundës, faqeve apo mjekrës. Zakonisht prek të porsalindurit e madje mund të jenë të pranishme deri pas muajit të 3 të jetës. Nëse zgjat përtej kësaj kohe duhet të flisni me mjekun.

Milia nuk mund të parandalohet dhe nuk ka nevojë për trajtim specifik. Mund të shfaqet dhe më pas të zhduket brenda disa disa javëve.

Cilat janë shenjat që do t’ju bëjnë të kuptoni se bëhet fjalë për Milia?

Tek hunda, mjekra apo faqet e bebes do të shfaqen pika të vogla të bardha në formën e perlave të vogla. Të njëjtat pika mund të shfaqen edhe në skalpin e fëmijës apo gojë dhe qiellzë.

Përse shfaqet milia?

Nga qelizat e vdekura të lëkurës së cilat ngecin brenda sipërfaqes së lëkurës në vend që të bien. Zakonisht ngatërrohen me aknet por në të vërtetë nuk është njësoj.

Si duhet vepruar në të tilla situata?

Nuk rekomandohet një trajtim specifik për milian por një rutinë përkujdesje e përditshme ndaj lëkurës duhet të ndiqet. Ju duhet të lani lëkurën me ujë të ngrohtë dhe nuk duhet të fërkohet me peshqir gjatë tharjes.

Tharja duhet të bëhet duke prekur lehtë lëkurën me peshqirin personal të bebes. Nuk duhet absolutisht të shtypen këto pika të bardha pasi rreziku për infeksion të mundshëm do të jetë tepër i madh. Lëkura e fëmijës duhet të hidratohet me një krem i cili nuk ka përbërje vajore. Hidratimi është i rëndësishëm në mënyrë që lëkura e fëmijës të mos thahet.

Gjithashtu, kini parasysh se milia nuk shkakton shqetësime tek fëmija si kruajtje por nëse pucrrat do të ngacmohen mund të skuqen dhe irritohen. Në këtë rast duhet të kontantkoni mjekun pasi mund të keni të bëni me një infeksion.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *