Si të kuptoni nëse fëmija është alergjik ndaj qumështit të formulës?

Shumica e formulave përmbajnë proteinat e qumështit të lopës, dhe këto të fundit bëhen shkaktare të alergjive që shfaqen tek fëmija. Mbani mend se intolerance ndaj laktozës është komplet ndryshe nga ajo ndaj proteinave të qumështit.

Cilat janë shenjat që tregojnë se fëmija është alergjik ndaj qumështit të formulës, duke përfshirë edhe sojën?

  • Fëmija paraqet të vjella;
  • Diarre;
  • Gjak apo mukus tek fecet;
  • Dhimbje barku.

Ndërkaq, edhe këto shenja mund të tregojnë një alergji të mundshme ndaj qumështit:

  • Të qara dhe irritim të vazhdueshëm sapo ka filluar ushqyerja apo në fund të saj;
  • Ka shumë gazra si edhe dhimbje barku;
  • Fecet janë shumë të hollam ujore dhe me aromë të fortë;
  • Fëmija e vjell shumë shpesh (por kujdes mos e ngatërroni me refluksin gastro-intestinal);
  • Skuqje;
  • Eczema;
  • Bllokime të vazhdueshme të hundëve;
  • Hundë që rrjedh;
  • Kollë.

Pra shenjat e alergjisë nuk janë gjithnjë në aspektin gastro-intestinal. Nëse mendoni se fëmija ka alergji të tillë flisni me mjekun në mënyrë që të bëni ndryshimin e formulës. Me shumë mundësi ai do të rekomandojë kalimin në një qumësht specifik ndaj alergjive.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *