Përse bebat mbajnë dorën në gojë?

Fëmija juaj është duke mbajtur gishtin apo dorën në gojë. Është normale?

Po! Është normale që një fëmijë të mbajë gishtin apo dorën në gojë dhe mundësisht ta thithë atë. Duhet të dini se c’do gjë që një bebe bën, në parim është një mënyrë komunikimi. Pra, nëse fëmija juaj është më të shumtën e kohës duke thithur dorën apo gishtin me siguri është duke u përpjekur të shprehë dicka.

Arsyet përse një fëmijë mund të thithë dorën apo gishtin

Dhe merrni parasysh gjithnjë moshën si edhe zhvillimin e fëmijës. Sepse, mund të ndodhë për shkak të:

  • Urisë

Tek të porsalindurit, gjatë muajve të parë thithja e gishtave të dorës apo krejt dorës mund të jetë shenjë urie. Mendoni pak… Sa herë ata thithin gjirin apo biberonin del ushqim. Prandaj është instikt tepër natyral thithja që tregon se ka ardhur koha për një tjetër vakt. Krahas saj, fëmija mund të hapë gojën dhe përplasë buzën si shenjë se ka ardhur momenti ta ushqeni sërish.

  • Thithja e gishtit apo dorës si metodë vetë-qetësuese

Që të bëni këtë vlerësim duhet të siguroheni se fëmija është ushqyer mjaftueshëm. Nëse disa fëmijë flejnë duke thithur biberonin apo gjirin të tjerë mund ta bëjnë këtë duke thithur gishtin. Kjo pasi refleksi i thithjes tek disa fëmijë mund të lidhet me fazën e hershme të gjumit. Nga ana tjetër, tek bebet me moshë më të madhe (7-8 muajshe) refleksi i thithjes mund të falë qetësi. Në këtë rast vëzhgoni. E bën fëmija juaj këtë teksa është i stresuar apo është në prani të njerëzve të panjohur?

  • Është duke dalë një dhëmb!

Shumica e fëmijëve përballen me daljen e dhëmbëve gjatë muajve 4-7 të jetës dhe thithja e gishtave apo dorës është normale në këtë moment. Kjo pasi xhinxhivat janë dhembin dhe fërkimi pas dickaje të butë fal ndjesinë e qetësimit. Gjatë kësaj kohe mund të përjetohet edhe një c’rregullim në ciklin e gjumit të fëmijës.

  • Futja e dorës në gojë si metodë eksploruese

Për një fëmijë 2-3 muajsh futja e duarve në gojë mund të ngjajë tepër mbresëlënëse. Bebet në këtë moshë zbulojnë se kanë të ngjitura në trupin e tyre pjesë që mund t’i lëvizin dhe përdorin për të kapur sende të ndryshme. Pse jo edhe t’i fusin në gojë.

Ata ndërkaq janë duke zbuluar ndjesi të reja, janë duke mësuar gjëra të reja, shije, forma të reja dhe këtë mund ta bëjnë përmes futjes së duarve në gojë.

  • Fëmija mund të thithë duart si pasojë e mërzitjes

Bebet zakonisht kanë një rutinë të përcaktuar, e cila përfshin ushqyerjen, ndërrimin e pelenës, të qarat si edhe gjumin. Por në momentin që fëmija fillon të kalojë më tepër kohë zgjuar mund të fillojë të përjetojë një ndjesi të re: mërzitjen.

Është normale që ai të kalojë njëfarë kohe duke mos u mbajtur në krahët tuaj dhe gjatë kësaj kohe, mund të vetëqetësohet teksa qëndron shtrirë me thithjen e duarve të veta.

Rreziqet e thithjes së duarve

Nuk ka asnjë problem që bebi juaj të thithë duart. Ndërkaq, sigurohuni që:

  • Higjena të jetë maksimale;
  • Sigurohuni që nuk ka dhimbje në trup;
  • Mjedisi përreth të jetë i qetë dhe i sigurt. Fëmija të marrë stimulimin e duhur, jo më tepër. Fëmija të marrë vëmendjen dhe kujdesin e duhur prej jush.

Disa familje shqetësohen se ndoshta thithja e gishtit apo duarve ndikon në zhvillimin e gojës së fëmijës por, sipas American Dental Association zakonisht kjo nuk ndodh gjatë viteve të para të jetës.

Pas vitit të 4 duhet të filloni të shqetësoheni nëse fëmija ende thith gishtin gjatë ditës apo gjatë natës.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *