5 fakte rreth abortit që të gjithë ciftet duhet të dinë

Rreziku për një abort spontan ekziston sidomos gjatë muajve të parë të shtatzanisë.

Megjithë shqetësimin që cifti mund të kalojë pas një aborti ka 5 fakte që duhet patjetër të dijë:

  • Aborti është dicka normale

Që mund të përjetohet nga c’do nënë e re dhe më tepër ndodh gjatë 13 javëve të para të shtatzanisë. Mosha e nënës ka ndikimin e vet.

  • Duhet të keni kujdes në lidhje me gjakderdhjet e shoqëruara me dhimbje

Sepse një grua shtatzanë nuk mundet asnjëherë të ketë një cikël të rregullt menstrual. Prandaj nëse vini re gjakderdhje me dhimbje duhet të flisni me mjekun. Ai do të bëjë ekzaminimet e duhura.

  • Cfarë ndodh pas një aborti?

Një abort mund të ketë pasoja fizike dhe emocionale mbi nënën. Prandaj mjeku në rastin konkret mund të rekomandojë një mjekim të caktuar.

Në rastet e tjera mjeku do të lejojë pastrimin natyral të trupit, ku gjakderdhja do të zgjasë ndonjëherë edhe 2-3 javë.

Rrallë mund të ndodhë që të nevojitet pastrimi me ndërhyrjen e mjekut, kjo kur gjakderdhja si edhe rreziku për infeksion të brendshëm është i lartë.

  • Abortet mund edhe të parandalohen

Edhe pse ndodhin shpesh mundet të parandalohen. Kujdesi për trupin pasi është konfirmuar shtatzania duhet të jetë maksimal dhe stili i jetesës i shëndetshëm. Duhet të ndërpritet duhani, alkoli dhe c’do lloj vesi tjetër.

  • Pas një aborti është e mundur të fillohet një shtatzani tjetër

Të nxirrni frustrimin si edhe mërzitjen me anën e të qarës është shumë normale ndërsa trupi rikuperon pas një aborti.

Por duhet të kuptoni se fakti që humbët një bebe nuk ndikon në aftësitë tuaja të ngjizjes së një tjetër shtatzanie. Konsultohuni me mjekun për të parë kur është momenti i duhur dhe ndiqni me përpikmëri këshillat që do t’ju jepen.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *