Dermatiti në zonën e pelenave tek bebet. Cfarë është dhe si mund të trajtohet?

Dermatiti në zonënë e pelenave është një inflamacion që shfaqet në pjesët e lëkurës të cilat mbulohen prej pelenës. Pra në zonën e pasme si edhe në organet gjenitale. Ky problem haset mjaft shpesh tek fëmijët gjatë 2 viteve të parë të jetës, dhe është edhe më i shpeshtë në intervalin 9-12 muajsh, kohë gjatë së cilës bebet qëndrojnë më tepër kohë ulur.

Si të kuptoni që keni të bëni me dermatit të zonës së bebelinës?

Zakonisht lëkura e fëmijë fillon të skuqet dhe pse jo edhe të fryhet duke shfaqur një tempëraturë disi më të lartë nga pjesët e tjerë të trupit në prekje.

Përse shfaqet?

  • Nga fërkimi i pelenës e cila nëse nuk është me përthithje maksimale të urinës do të shkaktojë irritime të tilla. Kjo gjë mund të ndikohet edhe nga djersitja në këtë zonë;
  • Marrja e nje antiobiotiku;
  • Irritimet shfaqen edhe nga kontakti i lëkurës ,e fecet. Sidomos gjatë diarreve të fëmijës mund të vihen re problem të tilla;
  • Fëmija mund të ketë një alergji ndaj detergjentit, parfumeve të produkteve, kremit, materialit të pelenës, dhe në rastin e pelenave që lahen mund të jetë alergji edhe ndaj detergjentit që është përdorur.
  • Prania e një infeksioni. Zona e pelenës është e ngrohtë dhe e lagësht, pra mjedisi ideal për rritjen e mikroorganizmave të tillë si bakteret, kërpudhat etj. Prandaj me shumë mundësi në zonën e pelenave mund të shfaqet edhe myku. Në kët rast vihet re edhe prania e flluckave tek disa fëmijë;
  • Ndryshimi i ushqimit. Gjatë prezantimit të ushqimeve të reja mund të shfaqen irritimet në zonën e pelenave.

Si duhet të veproni në këtë rast për të trajtuar problemin?

Nuk duhet absolutisht të lihet pas dore dhe duhet të përpiqeni maksimalisht për të mbajtur të thatë zonën e pelenës. Prandaj gjatë kësaj kohe duhet të mbani pjesët intime të fëmijës sa më të thata dhe të pastër. Duhet që produktet e higjenës së bebes të jenë tepër delikate dhe gjatë c’do ndërrimi fëmija të lahet me ujë si edhe pastrues natyral.

Kujdes! Pasi e lani fëmijën mos e fshini por thjesht prekeni me peshqir me shumë kujdes.

E lini fëmijën pa pelenë në mënyrë që lëkura të ajroset dhe për pasojë të ketë më të lehtë të rikuperohet. Mjeku mund të rekomandojë përdorimin e një kremi anti-mykotik.

Cfarë duhet të merrni në konsideratë kur zgjidhni kremin e zonës së pelenës.

Përbërësit që veprojnë më mirë në mbrojtjen e lëkurës janë: oksidi i zinkut, lanolina, aloe vera dhe kalendula.

Evitoni pudrën dhe produktet me aromë të fortë duke qënë se mund të shkaktojnë më tepër irritim. Kremrat e trashë si edhe pastat janë më të rekomandueshmet në rastet kur lëkura e fëmijës është irrituar, ndërsa pomadat e holla/normale janë të rekomandueshme për parandalim të skuqjeve të lëkurës.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *