Si të rrisni sasinë e qumështit duke përdorur pompën?

Për shumë nga ju përdorimi i pompës së gjirit është një domosdoshmëri duke qënë se në një moment mund t’ju duhet të riktheheni në punë. Është normale të mendoni përdorimin e pompës si një metodë për të nxjerrë qumështin prej gjirit dhe më pas për ta përdorur atë me biberon.

Por si mund të mbani konstante apo edhe të rrisni sasinë e qumështit teksa përdorni edhe pompën?

  • Pomponi më shpesh. Kjo duke qënë se në momentin që gjiri është mbushur, trupi merr sinjale që të mos prodhojë më. Prandaj zbrazja e tij me pompë do të bëjë që të rinisë prodhimi. Ndërkaq qëndroni të hidratuara si duhet. Shtoni një seancë pompimi edhe pasi fëmija ka pirë.

Gjithashtu mos harroni se prodhimi i qumështit rregullohet prej hormoneve si edhe ritmit cirkadian, prandaj në mëngjes do të prodhohet më tepër qumësht. Provoni të pompon para se fëmija të zgjohet ose pak pasi ka përfunduar vaktin.

Nëse nuk funksionon në mëngjes provoni pasi fëmija ka fjetur gjumë në mbrëmje. Me kalimin e kohës trupi juaj do të fillojë të prodhojë më tepër qumësht pas seancave të pompimit dhe do të shikoni rezultate më të mira c’do ditë.

  • Pomponi pasi fëmija ka pirë. Ndonjëherë fëmija nuk arrin të boshatisë gjirin deri në fund prandaj për t’i dhënë sinjale trupit të prodhojë më tepër duhet të boshatisni gjirin përmes pompës apo shtrydhjes me dorë.
  • Pompim i dyfishte. Kjo arrihet falë pompimit së të dy gjinjve në të njëjtën kohë. Për ta bërë më të lehtë këtë mund të përdorni recipetat e gjidhënies pompat elektrike janë tepër efektive gjatë këtyre seancave.
  • Përdorni pajisjen e duhur. Sepse a disa faktorë që ndikojnë në efektivitetin e seancave të pompimit. Dhe këtu do të përfshihet madhësia e pjesës që fiksohet tek gjiri. Dhe për më tepër duhet të prisni pak kohë derisa gjiri të familjarizohet me pompën që jeni duke përdorur.
  • Përdorni biskotat e gjidhënies si edhe ushqime galaktologe apo suplementë.
  • Qëndroni e qetë. Ndërsa pompon duhet të mos jeni duke folur në telefon apo duke dërguar mesazhe. Ndërsa bëni këtë duhet të shkëpusni trurin tuaj nga c’do gjë dhe mbi të gjitha fokusi nuk duhet të jetë tek sasia e qumështit që keni arritur të nxirrni pasi do t’ju krijojë më tepër stres.
  • Shikoni fotot e fëmijës. Kjo do të jetë dicka stimuluese në momentin që jeni duke pompuar. Edhe një video mund të jetë ndihmë duke qënë se c’do gjë që ju lidh me beben do të “ndezë” hormonet dhe për pasojë do të shtojë prodhimin e qumështit të gjirit.

Video si te perdorni nje pompe manuale ne menyre efektive

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *