A është normale që bebet të preken nga verdhëza?

Po! Dhe verdhëza shfaqet në momentet kur fëmija i porsalindur ka nivele të larta të bilirubiës në gjal. Kjo shkakton praninë e ngjyrës së verdhë në pjesën e sieve si edhe në lëkurën e fëmijës.

Cfarë është bilirubina?

Është një produkt që prodhohet pas shkatërrimit të qelizave të kuqe të gjakut. Zakonisht është mëlcia e cila proceson bilirubinën dhe më pas del jashtë organizmit përmes feceve. Tek bebet e porsalindura ky proces normal për shumë arsye mund të ndryshojë dhe për pasojë gjendemi me një sasi më të madhe të bilirubinës në organizë,.

Si të kuptoni që bebi juaj është prekur prej verdhëzës?

Lëkura edhe sytë do të jenë me një ngjyrë disi të verdhë dhe zakonisht fillon prej kokës si edhe fytyrës shfaqja e shenjave të para.

Me rritjen e nivelit të bilirubiës në organizëm bebja mund të kenë një ngjyrë edhe më të theksuar duke bërë që gjithashtu gjendja e përgjithshme të jetë e përgjumur. Nga ana tjetër edhe ngjyra e urinës do të jetë më tepër e errët.

A duhet të jetë nën kujdesin e mjekut?

Po!

Si trajtohet?

Normalisht, ashtu si edhe c’do problem tjetër trajtimi do të ndikohet nga shkalla e shfaqjes së simtomave. Fëmijët që kanë shfaqur simptomat e para disa ditë pas lindjes nuk qëndrojnë në spital për trajtim. Nëse nivelet e bilirubiës janë të larta atëherë mund të nevojitet trajtimi me fototerapi për disa ditë (zakonisht 2-3 ditë).

Vini re!

Gjatë trajtimit me fototerapi fëmija mund të ketë skuqje në zonën e pelenave si edhe jashtëqitje të ujshme. Madje mund të ketë edhe humbje të lëngjeve. Prandaj është shumë e rëndësishme që fëmija të ushqehet edhe më tepër.

A do të flejë më tepër fëmija nëse ka verdhëzën?

Po! Zakonisht fëmijët do të jenë me tepër letargjikë dhe do të ushqehen më pak, prandaj është shumë e rëndësishme të zgjohen shpesh per t’u ushqyer ne menyre qe procesi i gjidhenies te stabilizohet si edhe femija te mos dehidratohet.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *