Ushqimet organike dhe rendesia qe kane per femijen

Bujqesia Organike eshte nje vizion qe funksionon me nje sistem prodhues,
ekonomikisht te qendrueshem dhe duke integruar njeriun dhe mjedisin. Bujqesia Organike punon me natyren dhe jo kunder natyres. Kjo nenkupton se proceset natyrore perdoren per te arritur nivelet e pranueshme te prodhimit te lendeve te para.

Nje alternative e ushqimeve organike, Hipp

HiPP Organik eshte përpunuesi më i madh i lëndëve të para sipas parimeve
të prodhimtarisë Organike. Më shumë se 8.000 bujq furnizojnë HiPP-in me
prodhime Organike dhe çdo vit nga kjo menyre kultivimi mbrohen 15.000 ha tokë.

Hipp, pak histori per gjithe nenat


Ne vitin 1899: Nisi origjina e një ideje të madhe nga Joseph Hipp nje mjeshter ne një ëmbëltore në Pfaffenhofen, i cili më vonë mori persiper kete dyqan. Fillimisht per femijet e tij ai shtoi ne qumeshtitn e tyre biskota te therrmuara te cilat plotesuan nevojat e tyre per ushqim.
Me vone një nga djemtë e tij, Georg Hipp në vitin 1932 themeloi kompaninë e tij në Pfaffenhofen. Në mes të shekullit të 20, Georg Hipp vendosi, sipas stilit amerikan, të prodhojë ushqime plotësuese të gatshme për fëmijë të prodhuara industrialisht. Ferma me pronësi familjare afër Pfaffenhofenit u shndërua ne prodhimtari organike. I biri Claus së bashku me dy vëllezërit, Georg dhe Paulus morri në vitin 1967 udhëheqjen e kompanisë dhe tjetersoi hap pas hapi qëndrimet e tij ekologjike. Si një pionier i bujqësisë biologjike, Claus Hipp ndërmori punën e mundimshme që të bind bujqit për këtë lloj prodhimtarie. Gradualisht, ai arriti te krijonte nje rrjet te fermerëve me kontrata Organike.

Ushqime me cilesine te larte brenda c’do kavanozi!

Normalisht per c’do nene mund te linde pyetja: Cila eshte përmbajtja e çdo kavanozi qe gjejme ne treg per bebat e vegjel?
Perberesit e c’do kavanozi kalojne përmes analizës së tokës, nëpërmjet analizës së lëndës së parë deri tek verifikimi i prodhimit final nga sistemi i sigurisë së cilësisë që kryen mbi 260 kontrolle. Ku analizohen te vjelat, pemet, perimet, materjet e tyre ushqyese kryesore. Parcelat e tokës, fermat blegtorale dhe kapacitetet përpunuese duhet të jenë të izoluara nga burimet e mundshme të ndotjes, uji i cili përdoret për ujitje duhet të jetë i kualiteti te lart kontrolli.
Principi themelor i prodhimtarisë bujqësore organike thotë: Toka e shëndoshë – kafshë dhe bimë të shëndosha – njerëz të shëndetshëm. Per kete HiPP ka mbi 60 vjet lider i bujqesise organike duke vendosur te permiresoj teknikat edhe formulat e ushqimeve per femije per mbare tregun nderkombetar bazuar ne kontrollet strikte qe permban bujqesia Organike.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *