Bota e Gruas

Cilat janë 9 parimet bazë të metodës Montessori që të gjithë prindërit duhet të dinë?

Një guidë shumë e rëndësishme për të gjithë prindërit kjo më poshtë:

  • Të mësojmë fëmijët të jenë të pavarur!
  • Një nënë që ndihmon fëmijën të ushqehet, të vishet, të mbajë lugën në të vërtetë nuk është duke i mësuar asgjë. Që fëmija të jetë i pavarur duhet që nëna ta udhëzojë por jo të bëjë veprimet për fëmijën.
  • Asnjëherë nuk duhet t’i ndalohet fëmijës që të bëjë dicka vetëm sepse është i vogël. Ai duhet të përpiqet dhe praktikohet duke dhënë maksimumin.
  • Fëmijët duhet të kryejnë detyra të ndryshme në shtëpi. Për shembull në varësi të moshës mund të ndihmojnë në shtrimin e tavolinës, në palosjen e rrobave të veta e me radhë.
  • Mos e detyroni asnjëherë fëmijën të bëjë dicka që nuk do. Respektoni dëshirën e fëmijës për t’u qetësuar në momentin që nuk do të përfshihet tek aktiviteti që janë duke bërë fëmijët e tjerë.
  • Edukoni fëmijën edhe përmes kontaktit me natyrën. Bëni shëtitje dhe lejojeni të eksplorojë, të ecë vetë, të prekë dhe mbledhë lulet.
  • Mësojeni fëmijën të kujdeset për qëniet e tjera të gjalla. Kafshët, të kujdeset edhe për lulet. Në këtë mënyrë do të mësoni fëmijën të jetë më largpamës në jetë.
  • Zhvilloni talentet e fëmijës pa folur keq për të. Edhe nëse bën dicka gabim ju nuk duhet kurrësesi ta qortoni në praninë e njerëzve. Duhet gjithnjë të vendosni fokusin e fjalëve tek sjelljet dhe arritjet pozitive të fëmijës,
  • Fëmijët janë gjithmonë duke mësuar gjëra të reja, mësojnë fjalë dhe shprehje të reja. Prandaj duhet ta inkurajoni vazhdimisht.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: