Vaporet në lëkurën e bebes, si ta trajtoni lëkurën në këtë rast?

Është një nga problemet më të shpeshta që ne nënat hasim gjatë periudhës së verës. Për fëmijën mund të krijojë shqetësime si për shembull kruajtje e madje për shkak të bezdisë edhe mund të grindet.

Cfarë shkakton kruajtje në lëkurën e fëmijës?

Kjo ndodh gjatë djersitjeve të shumta që shkaktojnë një frenim të ajrosjes së mirë të lëkurës. Sidomos në stinën e verës, kohë që moti është i nxehtë dhe i lagësht, apo edhe mbiveshja e fëmijës përkeqëson gjendjen.

Tek lëkura e fëmijës mund të shfaqen pika të kuqe por në disa raste edhe pucrra në formë flluckash të vogla. Kryesisht i gjejmë në zonën e qafës, krahëve, këmbëve, gjoksit si edhe zonës së pelenës.

Si të trajtojmë skuqjet e lëkurës së fëmijës?

  • Lajeni fëmijën me ujë jo të nxehtë dhe me një shampo me përbërës sa më natyalë;
  • Përpiquni të mbani lëkurën e fëmijës sa më të thatë.
  • Evitoni përdorimin e vajit si edhe kremrave të trupit në mënyrë që të mos shkaktohet një bllokim poresh dhe për pasojë përkeqësim i situatës.
  • Përdorni gjatë larjes së fëmijës niseshtenë e orizit (amido di riso).
  • Evitoni veshjet që shkaktojnë djersitjen e fëmijës dhe përdorni ato prej pambuku.
  • Evitoni ekspozimet në temperatura të larta.
  • Vendoseni fëmijën të flejë në ambiente të freskëta që të shmanget djersitja.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *