Cfarë të bëni nëse fëmija refuzon të hajë? 6 këshilla për gjithë nënat

Duke qënë se ky është një problem që të gjitha pothuajse mund ta kemi hasur njëherë në jetën tonë si nënë, me siguri kjo do të jetë një guidë që do t’ju vijë në ndihmë.

Dhe cilat janë këshillat më të mira që do t’ju jepja sot? Lexoni më poshtë:

  • Vakti duhet të haet gjithmonë bashkarisht në familje. Fikni televizorin, uluni të gjithë bashkë në tavolinë dhe mos e stresoni fëmijën duke e detyruar të hajë nëse nuk do. Nëse vogëlushi do të shikojë gjithë familjen që ha bashkë ushqime të ndryshme do të jetë i prirur të pranojë të hajë edhe ai atë që ka në pjatë.
  • Inkurajoni fëmijën të provojë gjithcka që ka në pëpara. Të mendosh që një fëmijë të hajë gjithë ushqimin mund të ishte pritshmëri jo realiste. Prandaj duhet në vend të kësaj të fokusoheni për të inkurajuar fëmijën të provojë ushqime të ndryshme, shije të ndryshme.
  • Limitoni ushqimet që frenojnë urinë e fëmijës para vakteve kryesore. Duke mbushur stomakun gjatë ditës me ushqime jo të shëndetshme mund të arrini që në vaktin kryesor fëmija të mos ketë uri. Mos i jepni atij alternativa jo të shëndetshme vetëm e vetëm që të hajë dicka. Inkurajoni gjithmonë opsionet e shëndetshme në mënyrë interesante.
  • Mos vendosni fokusin tek refuzimi që fëmija i bën ushqimit. Nëse do të bëni këtë mund të ndodhë që fëmija të veprojë në vazhdim në këtë mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Në vend të kësaj komunikoni me vogëlushin rreth ushqimit, sa mirë i bën, si forcon muskujt dhe flokët, e bën të rritet më mirë etj. Nëse si serish refuzon të provojë një ushqim të ri mund të mjaftoheni duke i propozuar të provoni njëherë tjetër.
  • I jepni fëmijës alternativa të ndryshme ushqimi. Dy ushqime për shembull. Dhe të dyja të shëndetshme pasi nëse opsionet do të jenë brokoli dhe cokollatë me shumë mundësi do të “triumfojë” kjo e fundit. Nëse do të vendosen para vogëlushit dy ushqime do të inkurajohet të qënit i pavarur në zgjedhje dhe për pasojë ai do ta pranojë më lehtë.
  • Mos u dorëzoni! Pas shumë tentativash ndoshta të shkuara dëm ju nuk duhet të hiqni dorë dhe thjesht të mendoni “fëmija im këtë nuk e ha”. Duhet të provoni sërish në një tjetër moment, ndoshta duke ofruar herë pas herë në sasi të vogla përkrah ushqimeve që ai ha. Një ditë do të përfundojë duke i pëlqyer të jeni të sigurta.
Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *