Salmonela tek qumështi i formulës? Mënyra e duhur e përgatitjes do ta parandalonte!

Kontaminimi i qumështit të formulës mund të shkaktojë patologji tek bebet e porsalindura, dhe rreziku ndaj salmonelës është një prej tyre. Prandaj nevojitet që qumështi i fëmijës të përgatitet në mënyrën e duhur.

Prandaj, për të parandaluar këtë problem Espghan si edhe OBSH kanë hartuar një sërë pikash udhëzuese për të gjithë nënat e reja duke treguar cila do të ishte mënyra e duhur e përgatitjes së qumështit.

Lexoni pak më tepër se si nisi gjithcka!

Në vitin 2017 në Francë u verifikuan raste salmonele në qumështin e formulës së bebeve në plot 7 marka të ndryshme qumështi për bebe. Duke u marrë në konsideratë edhe mundësia e shkaktimit të një problemi të tillë si pasojë e përgatitjes në mënyrë të gabuar të qumështit, ekspertët e hodhën vëmendjen edhe në këtë proces. Ata analizuan mënyrën si koha dhe temperatura do të ndikonin tek aftësia e salmonelës si edhe cronobakterit për të mbijetuar.

Më pas erdhën këshillat për gjithë nënat

Sipas udhëzimeve të OBSH nënat duhet të përgatisin qumështin me ujë në temperaturë mbi 85 gradë në mënyrë që të mos krijohen kushtet e duhura për rritjen e salmonelës apo kronobakterit.

Këshillohet që pasi biberonat të jenë sterilizuar të përgatitet qumështi në këtë temperaturë dhe më pas të lihet për t’u ftohur.

Pra asnjëherë mos përgatisni qumështin me ujë të ftohtë apo nën 85 gradë.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *