10 mënyra për të parandaluar sjelljen agresive tek fëmijët

Vogëlushët zakonisht nuk janë në gjendje të vetë-kontrollohen gjatë një shpërthimi të inatit. Edhe pse dicka e tillë konsiderohet normale për fëmijën, sigurisht që ka disa masa që mund të merrni për të parandaluar shpërthimet e inatit.

Cfarë duhet të bëjnë prindërit për të arritur të frenojnë inatin e vogëlushit?

  • I mësoni fëmijës rregullat e shtëpisë. Ata nuk kanë si të dinë se cfarë rregullash keni vendosur nëse nuk ja mësoni. Kjo është një prej detyrave më të rëndësishme të prindërimit. Nëse ai thyen një rregull, ju duhet patjetër të përpiqeni t’i shpjegoni se ku gaboi.
  • Në vend që t’i thoni fëmijës shprehje të tilla si “mjaft” apo dicka kërcënuese duhet të kaloni fokusin tek të shpjeguarit e mënyrës si duhet të sillet. I shpjegoni se herën tjetër që do të jetë i mërzitur duhet të përpiqet të shpjegojë me fjalë.
  • Ndërsa përpiqeni t’i mësoni fëmijës se ka mënyra të tjera për të reaguar ndërsa është i mërzitur, nuk ka asgjë të keqe nëse ndërkaq largoni disi fokusin nga ai shpërthim inati që ka ndodhur. Pra ndërsa bisedoni me fëmijën nuk është gabim ta ftoni për të ngrënë një biskotë apo një ushqim tjëtër të preferuar që ai ka.
  • Kontrolloni veten! Sepse ai ende nuk është në gjendje ta bëjë. Fëmija ka nevojë të mësojë prej jush se nuk duhet të gjuajë apo të bërtasë, se duhet të shprehë atë që ndien përmes fjalëve. Por, si do ta bëjë këtë nëse ju reagoni keq ndaj situatës së krijuar?
  • Ne nuk e lëndojmë njëri-tjetrin! E vëzhgoni fëmijën me kujdes ndërsa është duke luajtur. Nëse ka një problem që ai mund ta zgjidhë vetë, pa ndërhyrjen tuaj, qëndroni larg. Nëse fëmija fillon të gjuajë fëmijën tjetër duhet të ndërhyni dhe t’i shpjegoni se pavarësisht kush e filloi nuk duhet të lëndojmë tjetrin.
  • Në vend që të fillojë zënkat, i mësoni fëmijës të thotë thjesht “jo” dhe të kthehet në anën tjetër nëse dicka nuk shkon. Ai duhet të kuptojë prej jush se të kundërshtuarit me fjalë ka më tepër rëndësi se dhuna fizike.
  • Vendosni në dukje sjellen e mirë të fëmijës duke i shpjeguar se është duke u sjellë pikërisht ashtu sic duhet. Fokusi duhet të jetë gjithmonë tek sjellja pozitive.
  • Nuk ka asgjë të keqe që fëmija të marrë kohën e duhur që të qetësohet nëse po sillet keq.
  • Kontrolloni temperamentin tuaj. Gjithmonë i kushtoni vëmendje sjelljes tuaj sidomos në prani të fëmijës. Një nga mënyrat më të mira për t’i mësuar fëmijës sjelljen e mirë është dhënia e shembullit të mirë. Nëse ju silleni qetësisht edhe në rast frustrimi fëmija është e sigurt që do të ndjekë sjelljen tuaj.
  • Qëndroni e fortë. Nëse dëshironi të disiplinoni fëmijës nuk duhet t’ju vijë keq për rregullat që vendosni. Nëse vogëlushi shikon ndjenja mikse tek ju, pra njëherë toleroni në lidhje me dicka pastaj e ndaloni atëherë do të mendojë se në gabim jeni juve dhe ai ka plotësisht të drejtë. Fëmija juaj ka nevojë të kuptojë kur është duke vepruar gabim, dhe po aq e rëndësishme është që ai të marrë përsipër përgjegjësitë e veprimeve që bën. Duke pranuar normalisht edhe pasojat që do të vijnë më pas.

Ku qëndron ndryshimi mes ndëshkimeve dhe disiplinimit të fëmijës?

Ndërsa disa prindër mendojnë se disiplinimi i fëmijës dhe ndëshkimet, janë njësoj mund të them se janë totalisht në gabim!

Përse…

  • Disiplinimi është një mënyrë e të mësuarit të fëmijës, një mënyrë stabilizimi të marrëdhënies së mirë prind-fëmijë. Ndërsa jeni duke disiplinuar fëmijën ju i mësoni rregullat fëmijës me anën e dhënies së instruksioneve të caktuara me një ton të prerë dhe të qartë. Gjithnjë me qëllim përmirësimin e sjelljes së vogëlushit.
  • Ndëshkimet janë dicka negative, me anën e të cilave ju thjesht jeni duke e ndëshkuar fëmijën për atë që bën ose nuk bën. Deri në moshën 3 vjecare fëmija nuk e kupton konceptin e ndëshkimit. Vendosja e limiteve në sjellje do të ishte shumë më efikase së ndëshkimet. Fëmija përgjigjet më mirë dhe më qetë ndaj kësaj të fundit.
Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *