Bota e Gruas

Përse në shtatzani formohen hemorroidet?

Hemorroidet janë një problem që mund të prekë këdo nga femrat në shtatzani. Ato formohen si pasojë e rritjes së peshës si edhe presionit në zonën e poshtme shkaktuar nga zmadhimi i barkut.

Ndër të tjera edhe hormonet luajne rolin e vet duke “dembelosur” zorrën. Në këtë rast konstipacioni do të favorizojë normalisht shfaqjen e hemorroideve për shkak të sforcimit.

Si duhet të veproni?

  • Pikë së pari trajtoni konstipacionin. Kjo duke u kujdesur në lidhje me ushqimin si edhe hidratimin e mirë. Duhet rritur sasia e fibrave të marra, pra konsumi i frutave si edhe perimeve. Hidratimi i mirë me ujë zbut fecet.
  • Zgjidhje natyrale? Larjet me ujë të ngrohtë! Për të lehtësuar bezdinë që hemorroidet shkaktojnë mund të laheni me ujë të vakët. Evitoni larjet me ujë të nxehtë apo të ftohtë në këtë rast duke qënë se acarimi do të bëhet më i madh pasi larja të ketë përfunduar.
  • Përdorni një pomadë enkas për hemorroidet. Ka pomada me veti qetësuese ndaj dhimbjeve dhe në lidhje me këtë duhet të flisni me mjekun.
  • Nëse dhimbjet janë shumë të mëdha mjeku mund të përshkruajë medikamente që merren edhe nga goja.
  • Edhe lyerja me vaj kokosi organik apo aloe vera.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: