Përgatitja e vaktit të fëmijës, cila është metoda bazë?

Sipas OBSH ushqyerja me të ngurta duhet të nisë duke filluar nga muaji 6 i jetës. Por në disa raste, nëse vërtet nevojitet duke marrë parasysh edhe grafikun e rritjes së fëmijës, mjeku mund të vendosë që ushqimi të fillojë në harkun kohor 4-6 muajsh.

Vaktet e para të fëmijës. Kur mund ta quajmë të kompletuar?

Vakti i parë i fëmijës rekomandohet të nisë rreth intervalit kohor 11:00-13:00.

Cfarë duhet të përmbajë dreka e fëmijës?

Pasi të jenë testuar përbërësit të ndarë prej njëri-tjetrit një vakt i kompletuar për fëmijën do të konsiderohet nëse përmban:

 Baza e supes se vaktit te drekesUshqyerja e hershme         Nga  4-6 muajshUshqyerja normale   Nga 6 muajsh
Leng perimesh150-160 ml180-200       + 2/3 luge te vogla pure perimesh
Drithera/Makarona bebesh2 luge3 luge
Mish/Proteine shtazore (Pule, gjel deti, lepur, qingj, vic, veze, djathë parmixhan për bebe)           —–80 gr
Vaj ulliri            —–1 luge te vogel

Keshilla 1: Nëse fëmija vuan prej refluksit mund të përgatisni purenë disi më të trashë se zakonisht;

Këshilla 2: Mishi nuk shtohet që në ditët e para. Perimet dhe drithërat që futen në supë duhet të jenë testuar më parë të ndara nga njëra-tjetra. Me një distancë kohore prej 3-4 ditësh.

Këshilla 3: Sasia e mishit homogjenizat është 80 gr, ndërsa mishi që do të grini vetë është 20-30 gr dhe 50gr mbi 10 muajsh.

Shënim i rëndësishëm: Kjo sasi ushqimi është një mesatare që një fëmijë mund të hajë në momentin që fillon të konsumojë një vakt të plotë. Normalisht fëmijë të ndryshëm kanë nevoja të ndryshme dhe oreks të ndryshëm. Prandaj, mos detyroni fëmijën të hajë me zor. Momenti i ushqyerjes duhet të jetë tepër i këndshëm, i qetë, në mënyrë që fëmija të mos krijojë një marrëdhënie të keqe me ushqimin.

Gjithashtu, këshillohet që fëmija të ketë këndin e vet në të cilin ushqehet. Kjo duke qënë se do ta ndihmojë të kuptojë se përse shërben. Cfarë do të ndodhë atje sapo të ulet.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *