Të përgatisim valixhen e maternitetit: Cfarë na duhet me vete në spital?

Urime! Nëse po lexon këtë informacion me siguri mund të jesh në fund të rrugëtimit tënd të pritjes së ëmbël. Emocionet bëhen edhe më të mëdha, dita e shumëpritur po afron! Dhe c’do gjë është gati. Ose jo…

Prit, pak…Po valizhja e maternitetit? Po ajo është gati?

Mos u shqetëso aspak, sepse në vijim do të kesh një listë të detajuar të sendeve që do të nevojiten të kesh tek valixhja e maternitetit për 3 ditë hospitalizim:

Për fëmijën e porsalindur:

  • 3 qese që të përmbajnë një palicet pambuku, corape, kanatjere, badi me mëngë të gjatë (nëse është mot i ftohtë), kapuc dhe doreza (nëse lindja do të bëhet në periudhën vjeshtë/dimër).
  • 1 batanije sipas stinës.
  • Bebelina një pako për të porsalindur.
  • Letra të lagura ujore.
  • Krem bebeline.
  • 1 carcaf të hollë katror për ta shtruar tek koshi ku do të vendoset të flejë fëmija.

Për veten:

  • 2 këmisha nate prej pambuku normal me hapje deri poshtë gjoksit dhe të lirshme.
  • Shapka.
  • Peceta intime të mëdha me super përthithje.
  • Larës intim pa aromë.
  • Produktet e kujdesit ndaj vetes si krëhër etj.
  • Mbathje një përdorimshe.
  • Tampona për gjirin.
  • Koka silikoni nëse nuk keni thitha të nxjerrë.
  • Peshqir fytyre si edhe peshqir per zonen intime.
  • Recipetat e gjidheniës.
  • Një triko me kopsa në periudhën pranverë/vjeshtë/dimër.
  • Corape.
  • Carcafe dhe batanije për krevatin ku do të qëndroni.

Te gjitha produktet dhe veshjet e bebeve te siperpermendura si edhe:

Pompa gjiri te llojeve te ndryshme, shampo, krem, biberon, gershere, furce dhe kreher set per floket aksesore te ndryshem, ushqime dhe jo vetem i gjeni tek BabyShop SHTEPIA E BEBES

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *