Problemet e gjumit në shtatzani, cili është pozicioni më i mirë për ju?

Ndërmjet zgjimeve të shpeshta për shkak të nevojës për urinim, fëmijës që rritet dhe lëviz vazhdimisht, këmbëve të fryrë, djegieve që mund të shfaqen në stomak normalisht muajt e fundit të shtatzanisë mund të karakterizohen edhe nga problemet në gjumë.

Nisur nga kjo, cili është pozicioni më i mirë për të fjetur gjatë 9 muajve të shtatzanisë?

Pozicioni më i mirë në të cilin mund të flini ndërsa prisni të sillni në jetë beben tuaj është ai në të majtë. Edhe pse krahu i djathtë është totalisht i pranueshëm gjithashtu.

Megjithatë, këshillohet më tepër të flihet në krahun e majtë duke qënë se favorizohet qarkullimi më i mirë i gjakut, shkon për pasojë më tepër oksigjen dhe elementë ushqyes tek fëmija, veshkat funksionojnë më mirë etj. Duke filluar nga fundi i trimestrit të parë do të jetë e pamundur të flini ende mbi bark prandaj këto janë pozicionet më të favorshme që rekomandohen.

Evitoni qëndrimin me shpinë gjithë natën duke qënë se pesha e uterusit që është gjithnjë në rritje do të shtypë vena cava dhe artieriet përgjegjëse për dërgimin e gjakut në pjesën e poshtme të trupit. Nga ana tjetër pesha do të bjerë tek shpina apo zorrët duke bërë që hemorroidet apo dhimbjet e shpinës të përkeqësohen.

Kujdes me!

  • Sheqerin para gjumit. Evitoni gjerat e ëmbla si edhe kafeinën.
  • Duhet të keni një rutinë relaksuese para.
  • Evitoni pajisjet elektronike.
  • Mos hani vakt të madh para gjumit.
  • Provoni aroma relaksuese në dhomë.
  • Mos e stresoni veten duke menduar se nuk do të jeni në gjendje të flini.
  • Përdorni jastëkë rreth e rrotull trupit për mbështetje ose jastëkun e shtatzanisë.
Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *