Shtim i vogël në peshë si edhe gjidhënie me dhimbje Keni menduar ndonjëherë për perin e shkurtër të gjuhës?

Fillimisht më lini të theksoj se informacioni i mëposhtëm është pjesë shumë e rëndësishme e trajtuar gjatë trajnimit tim të fundit në lidhje me gjidhënien.

Lidhja e procesit të dhimbshëm/shtimit të vogël në peshë me perin e shkurtër të gjuhës tek bebet e vogla!

Ndërsa normalisht disa probleme të gjidhënies mund të zgjidhen duke rregulluar pozicionimin e fëmijës, dy problemet e sipërpërmendura mund të vijnë edhe si pasojë e perit të shkurtër të gjuhës.

Tek bebet nën 6 javëshe peri i shkurtër i gjuhës mund të sjellë:

  • Gjidhënie të dhimbshme në 54% të rasteve;
  • Vështirësi në ushqyerje me gji në 33% të rasteve;
  • Shtim jo të mirë në peshë në 13% të rasteve.

Nëse dyshoni se fëmija juaj ka këtë problem flisni me mjekun pediatër pasi ndikon në mënyrë direkte edhe tek procesi i ushqyerjes me gji.

Në cfarë mënyrë do të ndikojë tek procesi konkretisht?

Peri i gjuhës ka ndikim të rëndësishëm në mënyrën si gjuha e fëmijës lëviz. Sa më i shkurtër të jetë ai aq më tepër do të ndikojë në ushqyerjen e bebes. Në disa raste bebet që kanë këtë problem ushqehen mirë që në fillim me gjetjen e një pozicioni si edhe kapje të mirë, ndërsa disa të tjerë jo.

Dhe normalisht nëse peri i gjuhës do të reduktojë lëvizjet e saj normalisht vështirësia do të reflektohet edhe tek procesi i gjidhënies.  Fëmija ka nevojë të lëvizë gjuhën më së miri dhe lirshëm, ta shtrijë atë sipër xhinxhivave të poshtme ndërsa goja qëndron e hapur për të arritur një thihje optimale teksa eshte duke thithur. Prandaj nese kemi te bejme me nje problem te tille shkaku mund te jete jo vetem kapja e keqe e gjirit por edhe peri minimal.

Simptomat që do t’ju bëjnë të kuptoni nëse gjidhënia e dhimbshme/shtimi i pakët në peshë lidhen me perin e shkurtër të gjuhës

  • Fëmija nuk është aspak në gjendje të pijë;
  • Ai nuk është në gjendje të thithë në mënyrë të thellë prandaj mund të shkaktojë carje të thithave;
  • Bebi ka vështirësi në qëndrimin në gjoks dhe mund të dëgjohen edhe zhurma të dyshmta ndërsa thith dhe gëlltit;
  • Fillon të nxjerrë qumështin si edhe të mbytet nëse fluksi që del prej gjirit është i madh;
  • Ai duhet të ushqehet vazhdimisht për të marrë mjaftueshëm qumësht;
  • Ka shtim të vogël në peshë;
  • Fillon të zhvillojë verdhëzën e cila ka nevojë të trajtohet;
  • Irritohet gjatë qëndrimit në gjoks kur fluksi fillon të ngadalësojë;
  • Ka më tepër dhimbje barku.

Simptomat që vërehen tek nëna dhe qe jane sinjalizuese te perit te shkurter te gjuhes se bebit:

  • Dhimbje gjatë thithjes/përballje me thitha të carë. Forma që thithi merr në këtë rast pas pirjes është ajo e një buzëkuqi të rri.
  • Gjinjtë do të fryhen dhe do të bllokohen si pasojë e një thithje jo efektive nga ana e fëmijës. Me shumë mundësi do të zhvillohet mastit.
  • Kemi të bëjmë me prodhim të ulët të qumështit të gjirit si pasojë e një thithje jo të mirë prej fëmijës.

Si trajtohet nëse fëmija e ka tashmë një problem të tillë?

Nëse peri i shkurtër i gjihës së bebes është duke ndikuar në mënyrë direkte tek procesi i gjidhënies mund të bëhet ndërhyrje kirurgjikale, gje qe e percakton mjeku pas vizites.

Në momentin që kjo do të ndodhë, do të vihet re një shtim i mirë në peshën e fëmijës si edhe prodhim optimal i qumështit të gjirit.

Gjithashtu: Nëse fëmija juaj ka perin e shkurtër duhet patjetër të shtrydhni gjirin para se t’ja ofroni nëse ai është i fryrë. Në të kundërt fëmija do të ketë të vështirë të ushqehet mirë. Ju duhet të rregulloni fluksin që do të dalë prej thithave duke përdorur gishtat. Ushtroni njëfarë presioni përreth një minute rreth areolës the thithit duke e liruar qumështin para pirjes së fëmijës.

Si të inkurajojmë lëvizjen e gjuhës?

  • Qendroni në pozicion gjysëm shtrire dhe vendoseni fëmijën sipër trupit tuaj. Kontakti me lëkurën është mëse i nevojshëm.
  • Shtrydhni pak qumësht tek buzët para se të vendosni fëmijën të pijë në gji.
Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *