Si të veproni në rastet kur fëmija juaj urren të bëjë banjo?

Momenti i banjos së fëmijës nuk shërben vetëm për higjenë. Supozohet të jetë një ritual që qetëson vogëlushin dhe normalisht duhet të jetë moment kënaqësie për të dy palët. Si për prindërit, ashtu edhe për fëmijën.

Por, mund të ndodhë që vogëlushi të mos e ketë me dëshirë momentin e larjes. Ju nuk duhet të mendoni se është dicka e pazakontë, është një fazë kalimtare me të cilën përballen shumë fëmijë

Cfarë këshillash duhet të keni parasysh për ta bërë momentin e banjos më të pranueshëm prej fëmijës?

Fillimisht mbani mend, e lani gjithmonë në momentin që nuk është i/e uritur dhe gjithmonë në momentin kur është i/e qetë.

  • Provoni të vendosni tek govata larëse një jastik/rrjete të posacëm, tepër të butë. Fëmija atje do të qëndrojë shumë rehat.
Kete akesor e kapni tek govata dhe qendrimi i bebit do te jete teper i rehatshem
E gjeni tek:
Shtepia e Bebes
  • Futeni fëmijën fillimisht në vaskën plastike por pa ujë brenda. Shtrijeni mbi një sfungjer të butë dhe filloni të hidhni ujin me ngadalë. I këndoni në atë momet për t’ja bërë banjon edhe më të pëlqyeshme. Shpesh fëmijët “urrejnë” pikërisht futjen e menjëhershme në ujë.
  • Kujdesuni për temperaturën e ambientit që po lani fëmijën. Ajo nuk duhet të jetë shumë e ulët në dimër. Kujdesuni edhe që uji të jetë në temperaturën e duhur.
  • Lahuni bashkë me fëmijën.
  • Kujdes me ujin dhe shampon teksa bie në fytyrën e fëmijës. Shpesh është një nga faktorët që i bën të urrejnë momentin e rjes. Prandaj, nëse fëmija është mbi 6-7 muajsh përdorni kapelen e dushit e cila e bën më të rehatshëm momentin.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *