Cfarë është hernia umbilikale tek të porsalindurit dhe si duhet të veproni?

Hernia umbilikale (në zonën e kërthizës) karakterizohet nga një fryrje tek kjo pjesë. Kjo fryrje ështe e bute dhe elastike. Përgjithësisht zhduket duke ushtruar njëfarë presioni të lehtë me gisht dhe mund të rishfaqet nëse fëmija përjeton një sforcim në zonën abdominale. Për shembull ndërsa defekon apo kollitet.

Përse formohet hernia umbilikale tek fëmijët?

Hernia shfaqet si pasojë e daljes se një pjese të zorrës jashtë mureve abdominale, përkatësisht në pjesën e kërthizës.

Tek të porsalindurit shkaktohet si pasojë e mosmbylljes së plotë të enëve të gjakut të kordonit umbilikal.

A është e rrezikshme hernia umbilikale?

Fëmijët zakonisht nuk rrezikojnë asgjë nga kjo simptomë dhe me kalimin e kohës rregullohet vetë. Në rastet më ekstreme nevojitet ndërhyrje kirurgjikale, por e theksoj shumë shumë rrallë.

Përgjithësisht hernia umbilikale rregullohet rreth moshës 5 vjecare.

Kur duhet patjetër të flisni me mjekun?

  • Në rastet kur hernia do të zmadhohet, forcohet dhe rrjedhe;
  • Në rastet kur hernia del ndërsa fëmija fle, është i qetë apo është shtrirë dhe nuk jeni në gjendje ta coni në vend duke e shtyrë me gisht;
  • Fëmija duket se ka dhimbje;
  • Lëkura rreth hernies bëhet e kuqe ose më e errët se zakonisht.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *