Kontakti me lëkurën e fëmijës: Dicka e thjeshtë por me potencial të madh pas lindjes!

Pasi keni sjellë në jetë fëmijën  duhet të praktikoni sa më shumë kontaktin lëkurë me lëkurë. Kjo duhet të ndodhë menjëherë pas lindjes dhe më pas të vazhdojë edhe pas kthimit në shtëpi.

Por, përse është kaq i rëndësishëm kontakti i lëkurës tuaj me lëkurën e fëmijës?

  • Qetëson fëmijën pas lindjes, në c’do moment;
  • Ndihmon fëmijën të qajë më pak;
  • Gjatë kontaktit me lëkurën e fëmijës do të clirohen hormone të cilat reduktojnë stresin, rregullojnë temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës, si edhe nivelin e sheqerit në gjak;
  • Clirohen hormone që reduktojnë stresin tek nëna dhe favorizojnë rikuperimin e shpejtë;
  • Kontakti me lëkurën e fëmijës do të ndihmojë në daljen e kulloshtrës me një fluks më të mirë dhe më lehtësisht prej gjirit;
  • Favorizohet zhvillimi i sistemit imunitar të fëmijës;
  • Shtimi në peshë do të jetë më i mirë;
  • Ju ndihmon të ushqeni me gji më gjatë si edhe sasia e qumështit që prodhohet të jetë më  e madhe;
  • Ndryshimi humoral që përjetohet pas lindjes do të reduktohet ndjeshëm.

Ora e parë e jetës, tepër i cmuar kontakti me lëkurën e fëmijës!

Gjatë orës së parë të jetës kontakti me lëkurën duhet të jetë bërë mundësisht që në minutat e para dhe të vazhdojë edhe teksa fëmija pi qumështin e parë. Rrahjet tuaja të zemrës si edhe aroma e gjirit do të qetësojnë fëmijën. Gjatë momentit të parë që fëmija pi kontakti lëkurë me lëkurë duhet të jetë i pandërprerë.

Prandaj është shumë e rëndësishme që para lindjes të diskutoni me mjekun në mënyrë që ta vendosni në dijeni se ju dëshironi kontakt të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm me lëkurën e fëmijës edhe në rastin e lindjes cezariane.

Nëse fëmija nuk është në gjendje menjëherë të thithë gjirin, apo ta thithë atë mjaftueshëm duhet patjetër të nxirrni kulloshtrën e parë me duart tuaja. Prandaj masazhoni gjirin dhe duke përdorur gishtat nxirrni qumështin dhe hidheni në një lugë. Më pas ja jepni infermieres t’ja japë fëmijës që ta pijë.

Kur duhet të ndalojë kontakti me lëkurën e fëmijës?

Nuk ka një moshë fikse se kur duhet të ndaloni. Mund ta vazhdoni përsa kohë e shikoni të nevojshëm. Mos harroni se gjatë c’do vështirësie në gjidhënie nëse praktikoni kontaktin me lëkurën e fëmijës ai do të zgjidhet.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *