Kur ngjyra e syve të bebave nuk ndryshon më?

Në momentin e lindjes fëmijët e vegjël kanë pak a shumë të njëjtën ngjyrë të syve. Ajo mund të jetë bojëqielli në gri, e cila shpesh ndryshon në momente të caktuara të ditës nga reflektimi i dritës.

Dhe a është kjo ngjyrë përfundimtare tek sytë e fëmijës?

Jo! Për të kuptuar ngjyrën përfundimtare të syve të fëmijës duhet të prisni të paktën 1 vit. Ngjyra e tyre ashtu si edhe ngjyra e lëkurës/flokëve, do të ndikohet nga sasia e melaninës prezente në organizëm.

Ashtu si edhe karakteristikat e tjera fizike, ngjyra e syve do të ndikohet nga gjenetika.

Përse bebet lindin me sy gri ose bojëqielli?

Kjo ndodh pasi në momentin e lindjes gjendet sasi e pakët melanine në organizëm. Ajo prodhohet nga qeliza të specializuara të quajtura melanocite të cilat aktivizohen në prani të dritës.

Ato fillojnë të aktivizohen vetëm pas lindjes duke qënë se para fëmija ndodhet në ambient të errët brenda barkut të nënës.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *