Një guidë drejt përzgjedhjes së biberonave. Cfarë është BPA dhe a duhet të evitohet me c’do kusht?

Shumë biberona apo kontenitorë të ushqimit të bebeve mund të përbëhen prej polikarbonatit dhe madje disa prej tyre nuk limitohen as ndaj BPA, një kimikat shumë i rrezikshëm për shëndetin e fëmijës.

BPA përdoret për të forcuar plastikën, për të mbajtur bakteret larg ushqimit si edhe për parandalim të zverdhjeve, por mund te shkaktoje probleme serioze ne shendetin e bebave.

Duke qënë kështu, përpiquni të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  • Evitoni biberonët dhe kontenitorët prej plastike në ngjyrë të hapur që përmbajnë numrin riciklues “7” si edhe shkronjat “PC” të shkruar. Mund të përmbajnë BPA.
  • Merrni në konsideratë përdorimin e një produkti të certifikuar dhe mbi të gjitha që e ka sipër të përcaktuar se nuk përmban BPA (BPA –Free).
  • Përdorni biberona që përbëhen prej plastike opake. Ato përbëhen prej polietileni ose polipropileni dhe nuk përmbajnë BPA. Mund t’i gjeni numrat 2 dhe 5 të printuar tek produktet në fjalë.
  • Biberonat e qelqit mund të jenë alternativë por kujdes nëse thyhet dhe mund të lëndojë fëmijën.
  • Duke qënë se nxehtësia mund të clirojë BPA prej plastikës duhet të mos zieni biberonat prej polikarbonati (simboli PC). Mos nxehni këta biberonë në mikrovalë. Mos i lani në lavastovilje.

Përfundim:

Evitoni biberonët e plastikut që përmbajnë numrin 7 dhe simbolet PC të gdhendur sipër. Mund të përmbajnë BPA.

Kompanitë më të mëdha botërore janë përpjekur të nxjerrin produkte pa BPA që përbëhen nga polietileni, polipropileni apo poliamidi.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *