A është normale që fëmija nxjerr qumësht të prerë nga goja?

Pasi ka pirë qumësht një bebe mund të nxjerrë sidomos pas gromësitjes një sasi qumështi të prerë. Kujdes! Kjo nuk duhet të ngatërrohet me të vjellat të cilat krijojnë bezdi tek fëmija.

Përse ky qumësht që del është i prerë?

Kjo pasi qumështi është përzier me lëngun acid të stomakut. Normalisht këtu luan rol të rëndësishëm edhe koha kur kjo tepricë ka dalë jashtë organizmit.

Nëse ka ndodhur menjëherë pas pirjes qumështi do të duket normal. Nëse ka kaluar pak kohë do të jetë i prerë.

Disa faktorë të tjere mundshem që ndikojnë në nxjerrjen e qumështit:

  • Fëmija mund të ketë probleme me tretjen si pasojë e sistemit tretës ende të pa maturuar mjaftueshëm. Por mund të vijë edhe si pasojë e një alergjie ndaj qumështit të formulës me bazë lope. Kjo e fundit normalisht shoqërohet edhe me simptoma të tjera si diarre dhe duhet ta flisni me mjekun.
  • Mund të kemi të bëjmë me refluks. Është nje situatë normale e cila trajtohet duke marrë disa masa si ushqyerja në pozicion vertikal, gromësitja e shpeshtë gjatë dhe pas pirjes, ndryshimi i formulës në specifike etj.
Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *