Cfarë është Vernix Caseosa dhe përse duhet të qëndrojë në lëkurën e fëmijës?

Shumë bebe të porsalindura e kanë lëkurën të veshur prej një shtrese të bardhë kremoze e cila quhet vernix caseosa.

Por cfarë është kjo shtresë dhe cfarë përfitimesh sjell?

Vernix caseosa vesh dhe mbron lëkurën e fëmijës brenda barkut të nënës prej lëngut amniotik. Ajo zhvillohet gjatë muajve të shtatzanisë dhe pas lindjes fëmija mund ta ketë ende në lëkurë.

Cfarë funksioni ka?

Për ta kuptuar më mirë le të sjellim ndër mend se si lëkura përgjigjet ndaj qëndrimit të gjatë në ujë. Rrudhat do të shfaqen tek gishtat dhe të njëjtin efekt do të ketë edhe lëngu amniotik tek lëkura e bebes.

Pra është pikërisht vernix caseosa e cila mbron lëkurën që të mos rrudhet dhe të mos infektohet gjatë 40 javëve të shtatzanisë.

Promocion
Nen garancine e cilesise qe “Chicco” ofron
vjen per te here te
pare linja produkteve te bebave frymezuar pikerisht nga Vernix Caseosa

Sa më e afërt të jetë dita e lindjes aq më e pakët do të jetë sasia e shtresës në lëkurën e fëmijës. Rrjedhimisht fëmijët prematurë do të kenë më tepër shtresë se fëmijët e lindur në term.

Merrni në konsideratë të mbani vernix caseosa sa më gjatë në lëkurën e fëmijës

Përfitimet do të jenë:

  • Mbrohet më mirë lëkura prej infeksioneve pas lindjes. Kjo pasi shtresa në fjalë ka veti anti-mikrobiale;
  • Ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore të fëmijës;
  • Hidraton lëkurën e bebes.

A është ky një kusht për të vonuar banjon e parë?

Rekomandohet ta bëni këtë 24-48 orë pas lindjes. Para se të bëni banjon e parë duhet të masazhoni edhe njëherë trupin e fëmijës. Banjoja e parë nuk shtyhet vetëm në rastet kur fëmija lind i ndotur në mekonium

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *