Bota e Gruas

Ankthi i ndarjes tek fëmijët 1-2 vjeç

Rreth muajit 6 të jetës fëmija fillon të kuptojë se është qënie e ndarë prej jush. Pra arrin të perceptojë se ju mund të largoheni dhe ta lini.

Me rritjen fëmija ka nevojë të fortë për pavarësi por edhe mbështetje prej jush. E gjithë kjo mund të krijojë tek fëmija frikën se do të braktiset në çdo moment që s’do të jeni pranë.

Ankthi i ndarjes tek vogëlushët mund të ketë pikun e vet në periudhën 10-18 mujore dhe fillon të lehtësohet rreth moshës 2 vjeçare. Rreth moshës 3 vjeçare mund të jetë eleminuar totalisht.

Disa këshilla për të menaxhuar si duhet ankthin e ndarjes

  • Gjithmonë thoni “mirupafshim” teksa largoheni. Është gabim i madh të shkoni fshehur. Edhe pse ju duket sikur shmangni të qarën në të vërtetë i shtoni fëmijës ankthin që ndien.
  • Fëmija juaj mund të kuptojë më tepër nga sa mund të shprehë. E përgatisni për ikjen tuaj duke i shpjeguar se do të largoheni dhe do të ktheheni më pas duke i treguar momentin. Normalisht orën ai nuk e percepton dot por mund të lidhni me një aktivitet që bën. Për shembull “mami do të kthehet pasi të kesh ngrënë supën”.
  • Qëndroni gjithnjë e qetë edhe pse fëmija mund të jetë duke qarë me të madhe. Duhet patjetër të vazhdoni të siguroni vogëlushin se do të ktheheni shpejt. Në momentin e largimit përdorni gjithmonë të njëjtën shprehje. Për shembull “mirupafshim zemër. Shihemi pasi të kesh përfunduar supën.”
  • Përdorni një objekt që mund të shoqërojë fëmijën teksa ju nuk jeni e pranishme në shtëpi. Mund të jetë një arush pellushi, një bluza juaj etj.
  • Kaloni tek ndarja graduale. Pra personi që do të kujdeset për fëmijën mund të vijë 30-60 minuta më herët në mënyrë që të kalojë pak kohë pranë jush.
  • E përfshini fëmijën në një aktivitet të caktuar. Pra para se të largoheni prisni që ai dhe personi që do të kujdeset të jenë përfshirë në lojë së bashku.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: