A mund të kemi një lindje natyrale pas asaj çezariane?

Të gjithë nënat që kanë bërë një lindje me operacion mendoj se kanë çuar njëherë ndër mend të bëjnë lindjen e radhës në mënyrë natyrale.

Por ka disa komplikacione që mund të shfaqen në këtë rast dhe një prej tyre është pikerisht çarja e uterusit gjatë proçesit të lindjes. Gjë e cila konsiston në lindjes e nevojës emergjente për të kryer lindje çezariane.

Lindja natyrale pas asaj çezariane do të ndikohet nga disa faktorë

  • Çfarë lloj prerje është kryer tek uterusi në lindjen e parë? Nënat të cilat kanë pasur një prerje transersale apo vertikale në pjesën e poshtme të uterusit sipas mjekëve do të jenë në gjendje të kryejnë lindje natyrale. Nëse prerja ka ndodhur në pjesën e sipërme nuk rekomandohet pasi mund të rritet rreziku për çarje të uterusit.
  • Nëse nëna më herët ka pasur një çarje të uterusit lindja natyrale pas asaj çezariane nuk do të ishte e mundur.
  • Keni kryer më parë një tjetër ndërhyrje në uterus? Atëherë edhe në këtë rast nuk do të jetë e mundur lindja natyrale.
  • Keni pasur më parë një lindje vaginale? Para lindjes çezariane? Atëherë shanset që mund të kryeni sërish një lindje të tillë janë më të larta.
  • Sa lindje çezariane keni pasur? Mjekët nuk rekomandojnë lindje natyrale nëse kanë ndodhur dy apo më shumë lindje çezariane.
  • Para sa kohësh ka ndodhur lindja e fundit? Duhet të kenë kaluar të paktën 18 muaj që nga lindja e fundit çezariane para se të merrni në konsideratë një lindje vaginale.
  • Ndikim do të ketë edhe pozicionimi i fëmijës.

Pra ekzistojnë disa faktorë që mjekët marrin në konsideratë në momentin që ju propozoni të bëni lindje vaginale nëse tashmë është kryer një çezariane. Pra ekziston mundësia që ajo të ndodhë por gjithmonë nëse përmbushen kushtet e sipërpërmendura.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *