Si të masim në mënyrën e duhur temperaturën e fëmijës?

Pikë së pari më duhet të citoj fjalën e ekspetëve të “Lucile Packard Children’s Hospital” në Standford:

“Asnjëherë mos përdorni tek fëmija një termometër me përmbajtje mërkuri. Janë të rrezishëm dhe aspak të përshtatshëm që të përdoren tek bebet dhe vogelushët.”

Si duhet të masim në mënyrën e duhur temperaturën e fëmijës?

  • Në zonën rektale. Sipas American Academy of Pediatrics, deri në moshën 3 vjeçarë një mënyre e mirë për të matur temperaturën e fëmijës është kjo. Duhet patjetër të përdoret termometër rektal, dhe jo termometër i zakonshëm
  • Mateni temperaturën tek balli. Kjo është një metodë shumë e saktë dhe mat temperaturën e gjakut që qarkullon tek arteria e zonës së ballit. Shkakton më pak parehati tek fëmija krahasuar me metodën rektale dhe është më pak stresuese.
  • Në zonën poshtë sqetullës. Nëse në këtë rast vini re se fëmija ka temperaturë duhet patjetër të bëni matje tjetër edhe në zonën rektale apo në zonën e ballit.

Disa këshilla për të matur si duhet temperaturën në rektum

Termometri i thjeshtë dhe ai rektal nuk duhet të zëvendësojnë njëri tjetrin pasi forma e tyre është e ndryshme. Mos përdorni termometër që nuk është enkas për zonën rektale pasi mund të dëmtoni fëmijën. Termometri rektal është pajisur me një llampë sigurie për ta bërë të sigurt matjen.

  • Vendosni fëmijën shtrirë mbi prehrin tuaj me fytyrë poshtë dhe me kujdes vendosni në zonën rektale termometrin i cili duhet të jetë lubrifikuar më parë.
  • Mbani termometrin në zonën rektale derisa të japë sinjalin dhe më pas hiqeni.
  • E pastroni me alkool termometrin.

Kur duhet të njoftoni patjetër mjekun?

Në momentin që termometri shënon 38 gradë apo më tepër duhet të flisni me mjekun pediatër që t’ju udhëzojë si të reduktoni temperaturën e fëmijës.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *