Cilat janë 10 ushqimet më të mira për forcimin e sistemit imunitar të fëmijës?

Jemi në fillimin e sezonit të virozave dhe patjetër duhet të tregohemi të kujdesshme me ushqimet që fëmija do të konsumojë. Është shumë e rëndësishme që në dietën e tij të përfshihen ushqime që fuqizojnë sistemin imunitar të vogëlushëve.

Dhe për këtë arsye më poshtë do të gjeni një listë të detajuar të cilat fuqishëm jua rekomandojmë t’i përdorni

  • Bajamet

Ndihmojnë në këtë proçes duke qënë se janë të pasura me vitaminë E si edhe magnez. Bajamet mund të përdoren si ushqim mesvakti por edhe tek drithërat apo smoothie të ndryshëm në mëngjes.

  • Boronicat

Janë të pasura me anti-oksidantë dhe mund të përfshihen në vaktin e mëngjesit apo mesvakte. Njëkohësisht edhe frutat e tjera si luleshtrydhet, manaferrat kanë të njëjtin efekt. Nuk është sezoni? Mund të përdorni të ngrirat.

  • Kosi

Është i pasur me prebiotikë të cilat kanë efekt tepër pozitiv në stimulimin e forcimit të sistemit imunitar. Kosi mund të përgatitet me tërshërë, me fruta të ndryshme ose të jepet si shoqërues i vaktit të darkës.

  • Salmoni

Është i pasur me omega-3 si edhe acide yndyrore. Nuk ka efekte pozitive vetëm në lidhje me zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës por edhe në lidhje me zhvillimin e sistemit imunitar. Alternativë shume e mirë për një drekë të shijshme dhe të shëndetshme.

  • Vezët

Duke filluar nga muaji i 6 i jetës fëmija juaj mund të provojë njëherë në javë të verdhën e vezës. Kjo është fjala e fundit e ekspertëve dhe ndihmon edhe në forcimin e sistemit imunitar falë vitaminës D që përmban dhe jo vetëm.

  • Brokoli

Në supë apo si ushqim që fëmija mund ta hajë me copa. Mund të shoqërohet nga salmoni dhe të jeni të bindura se do të ketë një impakt tepër pozitiv në lidhje me forcimin e sistemit imunitar të fëmijës.

  • Spinaqi

Një ushqim shumë i rëndësishëm për shëndetin e mirë të fëmijës pasi falë folateve, magnezit, zinkut, hekurit, vitaminave që përmban ka efekt tepër pozitiv në lidhje me forcimin e sistemit imunitar të vogëlushëve.

  • Patatet e ëmbëla

Janë të pasura me beta-karroten dhe sipas studimeve ndikimi në lidhje me rritjen e nivelit të qelizave të bardha të gjakut është i madh. Edhe vitamina C ka ndikimin e saj në lidhje me forcimin e sistemit imunitar prandaj nga muaji i 6 patjetër përfshiheni në dietën e fëmijës.

  • Tërshëra

Kombinim shumë i mirë do të ishte me fruta në mëngjes apo të shtohej tek supa në darkë. Tërshëra luan rol të rëndësishëm në lidhje me forcimin e sistemit imunitar falë beta glukanit që përmban. Ky i fundit ka rëndësi të madhe përsa i përket luftimit të baktereve apo viruseve.

  • Farat e ndryshme

Mund të jenë fara kungulli, luledielli etj dhe duhet të përfshihen në dietën e fëmijës duke qënë se përmbajnë vitaminën E, zink, si edhe acide yndyrore omega-3 të cilat njihen për ndikimin e tyre përsa i përket forcimit të sistemit imunitar.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *