Ju tregojmë 5 shënjat si të kuptoni se i porsalinduri është në gjëndje të mirë shëndetësore

  1. Në këto raste pamja e jashtme ka shumë rëndësi prandaj nëse ju shikoni se ajo është si gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë ndryshim atëhere mund të themi se vogëlushi juaj nuk ka asnjë problem.
  2. Frymëmarrja  e vogëlushit tuaj është normale dhe lëkura e tij është ngjyrë roze.

Por në rast se ju komstatoni se ai duket i zbehtë, lëkura e tij mer ngjyrë blu ose ka vështirësi në frymëmarrje duhet të konsultoheni menjëherë me pediatrin pasi këto janë shënja të cilat mund t’ju tregojnë se vogëlushi juaj mund të jetë duke kaluar verdhëzën.

3. Bebi juaj qan vetëm në rastet kur është i uritur dhe fle gjumë rregullisht.

Me kalimin e kohës ju do të jeni në gjëndje të kuptoni nëse vogëlushi juaj është duke qarë për arsyet e lartpërmëndura apo ngaqë mund të ketë ndonjë dhimbje apo parehati

4. Pas 4 ditëve të para të jetës minimumi i pelenave që duhet t’i ndroni vogëlushit tuaj do të  jetë 5-6 copë në ditë.

Nëse gjatë gjidhënies ju vini re se vogëlushi juaj po rritet ngadalë duhet të kontrolloni dhe të siguroheni se procesi i ushqyerjes me gji po shkon në mënyrën e duhur. Nëse ju keni dyshime duhet të konsultoheni me pediatrin.

5. Vogëlushi juaj është në gjëndje ë të krijojë kontaktin me sy me ju sidomos gjatë procesit të ushqyerjes.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *