Përdorni këto fraza në vend që t’i thoni “Jo” për çdo gjë fëmijës tuaj

Shpesh për ne prindërit të mos themi “jo” është një sfidë e madhe por në të vërtetë kjo është një frazë e cila nuk sjell ndonjë efekt pozitiv. Në më të shumtën e rasteve situata nuk do të menaxhohet si duhet dhe në fund kuptohet se nuk është kjo metoda e duhur për të bindur fëmijën që të veprojë ndryshe.

Atëherë, cila do të ishte metoda më efektive? Cilat do të ishin frazat e duhura që mund të përdoren në vend të fjalës “jo”?

  1. Fëmijës i jepni arsye

Nëse ju i shpjegoni përse duhet apo nuk duhet të bëjë një veprim të caktuar atëherë ai do të kuptojë. Në vend që t’i thoni fëmijës “jo” mos luaj me të. Mund t’i shpjegoni se ajo që po prek nuk është lodër dhe mund të thyhet prandaj duhet vendosur në vendin e vet.

2. Tregohuni empatikë

Nëse fëmija gjuan për shembull një fëmijë tjetër apo juve nuk ka asnjë përfitim ta përdorni. Në vend të kësaj mund t’i shpjegoni fëmijës se nuk duhet të gjuajnë askënd duke qënë se kjo shkakton dhimbje.

“Shpirt jo! Nëse më gjuan më dhemb. Dhe nëse je i mërzitur unë të kuptoj. Është normale që kjo të ndodhë por nuk është mënyra e duhur për të vepruar”.

3. E dini se duke i shprehur fëmijës të parën fjalën “jo” mbyllni cdo mundësi komunikimi mes jush?

Pra kjo është një fjalë e vogël por që në mënyrën si do të komunikoni me fëmijën ka peshë të madhe prandaj është e rëndëishme që të dini se e vetmja gjë që do të arrini është të shkaktoni edhe më tepër inat tek fëmija.

4. I jepni gjithmonë fëmijës informacionin e duhur

Në momentin që i thoni thjesht “jo” jeni duke e ndaluar që të bëjë diçka. Në vend të kësaj i tregoni se çfarë duhet të bëjë. Duke i dhënë më tepër informacion rreth një cështje të caktuar fëmija do të ketë më shumë shanse që t’ju dëgjojë dhe të ndërtohet një komunikim kontruktiv mes jush.

“Shiko si mami nuk e mban telefonin tek tavolina ndërsa ha ushqim. Përse nuk i le edhe ti lodrat atje tek cepi ku mami ka lënë gjërat e veta për t’i marrë sërish pasi të mbarojmë? Mund të vazhdosh lojën sërish pasi të kemi mbaruar ushqimin”.

5. Kujdes me tonin e zërit që përdorni me fëmijën tuaj. Ai nuk duhet të jetë kurrësesi gjykues

Në momentin që ju vahzdoni t’i thoni “jo” fëmijës me ton gjykues si edhe të vrazhdë ai me siguri do të mendojë se është gjithmonë në gabim dhe është një fëmijë i keq.

“Është argëtuese të vraposh/ngasësh biçikletën brenda shtëpisë apo jo? Por në vend të kësaj përse nuk përpiqesh të vazhdosh lojën në oborr në mënyrë që të mos thyhet diçka?”

Kini parasysh se, në momentin që fëmijës i jepni informacion dhe nuk e mbyllni diskutimin thjesht me një “jo” e bëni atë të kuptojë më mirë atë që kërkoni dhe për pasojë më të aftë të ndjekë rregullat që përcaktohen.

Në këtë mënyrë fëmija do të jetë i prirur të ndjekë rregullat edhe ndërsa nuk jeni e pranishme.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *