Përse fëmijët hedhin objekte? 5 këshilla për të gjithë prindërit

E shikoni fëmijën në sy dhe i shpjegoni se nuk duhet ta bëjë më. Përpiquni të kuptoni arsyet përse nuk duhet ta bëjë. E ndihmoni që të menaxhojë inatin nëse është shkaktari. Këto janë disa nga këshillat e psikologes Loredana Romano e cila shpjegon përse fëmijët mund të kryejnë këtë veprim.

Shpjegimi i psikologes: Përse fëmijët hedhin objektet?

Pasi festoni ditëlindjen e parë vogëlushi juaj mund të fillojë të ndryshojë sjellje në disa momente. Midis moshës 18-24 muajshe fëmija hedh objektet jo vetëm në tokë por edhe kundrejt personave që e rrethojnë në atë moment. Diçka e tillë normalisht mund të kthehet e rrezikshme.

Por si mund t’ja shpjegoni fëmijës se një veprim i tillë ka pasoja serioze?

  • E shikoni në sy dhe i thoni se nuk duhet ta bëjë më

Në momentin që ai drejton një objekt ndaj dikujt ju duhet menjëherë t’i bëni të kuptojë se është një sjellje e papranueshme. Në këtë moment është e këshillueshme të merrni në krahë fëmijën dhe të përpiqeni t’i flisni duke e parë në sy me qetësi.

Fraza që këshillohet të përdorni është: Jo nuk bëhet! E kuptoj që je i mërzitur por nuk mund të shkatërrojmë gjërat dhe të lëndojmë njerëzit që na rrethojnë.

  • Vëzhgoni momentet kur fëmija hedh objekte dhe përpiquni të kuptoni në cilat raste ndodh

Kur ndodhin? Në cilat raste? Në cilën orë të ditës? Kjo është e rëndësishme sepse fëmijës në një moment të ditës i nevojitet të nxjerrë energjitë. Ndërkaq sipas psikologes është e rëndësishme të kuptohet edhe sjellja e fëmijës ndaj një personi tjetër, kundrejt të cilit mund të ndiejë bezdi. Një tjetër arsye që shkakton këtë veprim tek fëmija është edhe lodhja.

  • Nëse fëmija hedh objektet ndërsa është i inatosur duhet ta ndihmoni të menaxhojë emocionet

Në këtë moment duhet të identifikoni këto emocione para fëmijës.

“Mami e kupton që je i mërzitur/lumtur por kjo nuk është sjellje që ti duhet ta bësh.”

Në këtë moment edhe kalimi i vëmendjes drejt një loje që fëmija pëlqen është një strategji tepër efektive. Pra vëmendja shkon totalisht drejt një aktiviteti që atij i pëlqen.

Gjithashtu duhet të vëzhgoni nëse fëmija juaj këtë e bën për të tërhequr vëmendjen tuaj nëse në një moment ndihet i lënë pas dore. Hedhja e objekteve është një fazë kalimtare në jetën e fëmijës dhe normalisht e vështirë për ju si prindër. Me ndihmën tuaj, gradualisht do të mësojë të ndryshojë dhe të rregullojë sjelljen.

  • E lini fëmijën të lirë të eksperimentojë por e mbani nën vëzhgim në mënyrë që të mos lëndojë veten apo të tjerët

Në këtë moshë që jemi duke folur fëmija eksploron botën edhe përmes veprimeve të veta duke ndjekur edhe pasojat që këto veprime kanë. Prandaj sipas psikologes nga prindërit kjo gjë nuk duhet të harrohet.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *